Horizons: Shqiponja lufton paragjykimet në Zvicër

December 4, 2022
1 minut lexim

Revista shkencore “Horizons. The Swiss Research Magazine”, ka publikuar një studim të politologëve nga Berna dhe Neuchatel, në lidhje me festën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, ndaj Serbisë, në Botërorin e kaluar.

Shaqiri, në vitin 2018, pasi shënoi golin ndaj Serbisë, ai festoi me simbolin që identifikohet Shqipëria “Shqiponjën”.

Shaqiri luan për ekipin zviceran, por rrënjët e tij janë në Kosovë dhe Shqipëri. Kishte një indinjatë të madhe në Zvicër për këtë dhe FIFA ngriti një hetim për simbolizmin e paautorizuar politik.

Politologët nga Berna dhe Neuchatel, kanë zbuluar një pasojë të papritur të këtij gjesti, vetëm gjatë një periudhe prej tre muajsh pas ndeshjes.

Emigrantët kosovarë në Zvicër më parë kanë hasur në problem për të gjetur një banesë, por kjo gjë ndryshoi pas kësaj ndeshjeje, pasi atyre iu ofruan gjashtë për qind më shumë ftesa për të parë apartamentet, në 75 për qind, afër shifrës për apartament-kërkuesit zviceranë.

“Një shpjegim do të ishte se zviceranët treguan solidaritet me lojtarët e tyre”, tha Daniel Auer, politolog.

Ky është përfundimi i një studimi që u krye në atë kohë për të hetuar ndikimin e emrave me tinguj të huaj në tregun e banesave, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit kishin dërguar 11,930 pyetje për strehimin për njerëzit me mbiemra zviceranë dhe të huaj.

Kjo rritje e ftesave për njerëzit nga Kosova ishte statistikisht e rëndësishme, thotë autori kryesor i studimit Daniel Auer.

Do të thotë se debati për besnikërinë e futbollistëve pati një ndikim të qartë, antidiskriminues.

Nga ana tjetër, për banesat me emra turq nuk ka ndryshuar asgjë.

“Një shpjegim do të ishte se zviceranët treguan solidaritet me lojtarët e tyre: solidaritet kundër FIFA-s dhe kundër fqinjit të madh të Kosovës, Serbisë”, thotë Auer.

Por së paku, gjesti me shqiponjën dykrenare kontribuoi në një ndërgjegjësim më të madh të perspektivës kosovare – qoftë edhe përkohësisht.

“Edhe pse kontrovers, gjesti i shqiponjës dykrenare nga futbollisti Xherdan Shaqiri ua ka lehtësuar njerëzve me emra kosovarë gjetjen e banesës në Zvicër”, thuhet në përfundimin e këtij artikulli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peja vazhdon serinë pozitive

Story i radhës

​Pesë këshilla kryesore për t’i ndihmuar orkidetë t’i mbijetojnë dimrit

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë