Personazhi televiziv Kloe Kardashian, së fundmi ka ndarë me ndjekësit foto të fytyrës së saj pas operacionit të heqjes së indit kanceroz.
40-vjeçare ka sqaruar se i është dashur të marrë mbushëse pasi ndërhyrja i ka lënë një gropë gjigande në faqen e saj të djathtë.
Ndër të tjera Kloe ka shpjeguar edhe arsyen e largimit kaq të gjatë nga televizoni duke thënë se i është dashur të merret me shëndetin e saj deri në momentin që mjeku i ka komunikuar dritën jeshile.
“Duhej të siguroheshim që çdo gjë mjekësore të ishte e sigurt derisa mjeku më dha dritën jeshile”.
Kardashian ndau imazhe para dhe pas të gropëzës në faqen e saj pas një raundi injeksionesh.
Ajo e zbuloi gungën në fytyrën e saj në vitin 2023 dhe vuri re që ajo kishte 7 muaj që nuk largoi kështuqë vendosi tëbëntë një biopsi.
Në moshën 9-vjeçarë Kloe kishte pasur një melanomë në shpinë të cilën i është dashur gjithashtu ta heqi.Ajo gjithashtu dokumentoi procedurën gjatë sezonit të tretë të “Kardashians”, duke vënë në dukje se doktorit iu desh të hiqte një pjesë më të madhe se sa ishte planifikuar fillimisht. Kardashian gjithashtu u bëri thirrje fansave të saj në rrjetet sociale që të jenë të qëndrueshme me sprovat e tyre.
“Kurrë nuk e imagjinoja që ky mostër e vogël do të kthehej në kancer të lëkurës ,” shkroi ajo në një postim në Instagram në vitin 2023. ” Dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha shkuar te mjeku për ta kontrolluar atë,” u shpreh ylli televiziv.
Burimi: botasot.info