Hoqi reçipetat në mes të Romës, Lindita e Përputhen: Djali i madh s’më flet me gojë

min lexim

Pas triumfit të Romës në Conference League ndaj Feynoord, ish-konkurrentja e “Përputhen +40”, Lindita Bimi doli live në Instagram duke festuar me tifozët italianë ndërsa hoqi reçipetat në mes të Romës.

Lindita ka folur për herë të parë për momente virale në rrjetet sociale, duke sqaruar se iu kishte premtuar tifozëve se do të zhvishej nëse Roma do të fitonte. Lindita sqaroi se ishte me disa mikesha të sajat në Romë, ndërsa po realizonte videon-live në Instagram.

“Unë jam aty, ma kanë publikuar të tjerët këtë video. Pata dhënë një premtim që po fitoi Roma do zhvishem. E thashë në formë shakaje dhe e bëra me vërtet. Në një video live të gjithë po më thonin pse nuk u zhveshe, në fakt unë doja të zhvishesha me bikini me logon e Romës por nuk i gjeta dhe ndodhi kjo.

Aty isha me shoqet e mia. Po bënim një video-live, e dija që ishim live. Nuk e mendoj që do ta publikonin. Edhe italianët po më filmonin por kishte edhe të tjera aty që u zhveshën fare”, tha ajo në “Shqipëria Live.”

Lindita zbuloi se djemtë e saj nuk e kanë pritur aspak mirë veprimin që bëri, madje me njërin nga ata nuk ka më komunikim.

“Nuk është diçka ‘wow’, mua më kanë lagur edhe me shampanjë aty nuk e di nëse është filmuar. Më bënë të gjithë komplimenta. Me familjarët kam pasur një problem shumë të madh. Çuni im i madh nuk e priti shumë mirë, as i vogli kuptohet por me atë u mora vesh. Me të madhin fare dhe nuk më flet më me gojë, sepse ndikohet nga komentet, i thonë “ja mami jot”.

I thonë “mami jot e paedukatë, zhvishet para të gjithëve.” Ai e merr më seriozisht se sa unë, po unë s’është se e kam shumë problem. Duke qenë se djali im është ndikuar shumë nga komentet nëse do ta ktheja kohën nuk do ta bëja më. Për momentin nuk më flet. I kam kërkuar ndjesë dhe i kërkoj prapë ndjesë”, tha Lindita.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetari portugez pohon se Darwin Nunez te Liverpooli është punë e kryer

Story i radhës

Raportohet se Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

Të fundit nga