Kompania Honor ka prezantuar anëtarin e ri të familjes së serisë X, e bëhet fjalë për modelin X8b.
Fjala është për telefonin e mençur të kategorisë së mesme që ofron specifika solide, shumë memorie dhe kamerë prej 108 megapikselë.
Kjo pajisje ka ekran 6.7-inç AMOLED FHD+ me rezolucion të ndriçimit prej 2.000 nit. Në panel është një prerje në formë pilule e quajtur Magic Capsule, që shfaq njoftimet e sistemit dhe statusit. Aty është edhe selfie kamera prej 50 MP e kombinuar me një blic.
Pavarësisht ekranit 6.7-inç, trashësia e Honor X8b është 6.78 mm dhe peshon 166 gramë. Atë e vë në funksion procesori Qualcomm Snapdragon 680 me 8 GB RAM dhe 128/256/512 GB RAM, e ka edhe kamerën kryesore prej 108 MP.
Kur flitet për softuerin, telefoni i mençur përdor MagicOS 7.2 të bazuar në Android 13, e aty është edhe bateria me kapacitet prej 4.500 mAh që përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 35W.
Telefoni është i qasshëm në të gjelbër, të hirtë dhe ngjyrë të zezë. Çmimi i modelit me konfiguracion 8/128 GB do të jetë 213 dollarë.