Pas prezantoi modelin Honda E dhe bashkëpunimin me kompaninë Amerikane General Motors, Honda i bëri mëse të qarta ambiciet e saj në industrinë e makinave elektrike.
Sot Honda hodhi një hap më tutje duke publikuar disa imazhe të makinën së parë SUV elektrike që debuton në 2024 me emrin Prologue.
Imazhi është një punim dhe jo foto por tregon linjat e pastra të shasisë. Dizajni Prologue është një bashkëpunim mes studiove të Honada në SHBA dhe Gjermani dhe është zhvilluar së bashku me GM.
Deri më 2030-ën Honda ka planifikuar të prezantojë 30 makina elektrike dhe të shesë 2 milionë njësi.
Lëvizja e Hondas vjen në një kohë kur Toyota, rivali i saj Japonez prezantoi makinën e parë elektrike SUV për masat këtë vit, RAV4 EV. /PCWorld Albanian