homazhet per margarita xhepen ndricim xhepa tregon pengun e saj te fundit 67f17d9905ca9

Homazhet për Margarita Xhepën! Ndriçim Xhepa tregon ‘pengun’ e saj të fundit

April 5, 2025
1 minut lexim

Figurat e artit, politikës dhe qytetarët mes lotësh dhe lule në duar i dhanë sot lamtumirën e fundit Margarita Xhepës. Pas mbylljes së homazheve që nisën që prej orës 10:00 dhe u mbyllën në orën 13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ikona e kinematografisë shqiptare do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

I biri i artistes së madhe Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa foli gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai tha se nëna e tij e mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor dhe lodhjet e viteve bëjnë të vetën.

“Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën.

Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj,” tha ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari neser mbledh partine ne gostivar 67f1783091452
Story i mëparshëm

Taravari nesër mbledh partinë në Gostivar

ajruli
Story i radhës

Blerim Ajruli nga Bogovina e Tetovës, gati për mbrëmjen e madhe në Waldmannhalle

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë