holanda regjistron variantin centauri rasti i pare 62d295fb9df0c

Holanda regjistron variantin Centauri, rasti i parë!

July 16, 2022
1 minut lexim

Holanda regjistroi rastin e parë të Centaur, varianti BA.2.75 i koronavirusit që është gjetur tashmë në disa vende të tjera.

Insituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin tha se ky nënvariant u zbulua në rajonin verilindor Gelderland më 26 qershor. Centauri është pikasur tashmë në Indi, Australi, Japonia, Kanada, SHBA, Gjermani e Mbretërinë e Bashkuar. Ende shumë pak dihet për të, por autoritetet shëndetësore thonë se ky shtam “duket se është në gjendje të anashkalojë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat kundër SARS-CoV-2. Në vend po flitet për dozën e katërt përforëcuese.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers i ka kërkuar shërbimit shëndetësor komunal (GGD) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) që të përgatiten për një injeksion tjetër pas verës. Ka “plane për një shtrirje edhe më të gjerë të fushatave të vaksinimit në vjeshtë”, pohoi një ditë më parë kreu i vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave, Marco Cavaleri.

“Edhe pse nuk ka prova se variantet e reja po i sëmurin më rëndë njerëzit sesa shtame të mëhershme të virusit, rritja e transmetueshmërisë në grupmoshat e mëdha po fillon të përkthehet në problem më serioze. Doza e dytë shtesë po këshillohet tani në BE për personat e moshave 60-79 vjeç, si dhe atyre që janë më të cenueshëm në çdo moshë tjetër”. 

Me pandeminë në vitin e tretë, pothuajse të gjitha vendet europiane e kanë hequr shumicën e kufizimeve të koronavirusit dhe njerëzit po përdorin pushimet verore për të harruar makthin e dy viteve të para të shpërthimit global të sëmundjes që ka vrarë më shumë se 6.3 milionë njerëz në mbarë botën. Virusi nuk po përhapet sërish vetëm në Europë. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohoi se numri i rasteve të reja u rrit me 18% në javën e kaluar, me më shumë se 4.1 milionë infektime të raportuara globalisht.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

eshte e mundur te urresh dhe te dashurosh nje person ne te njejten kohe ja pse 62d295d349629
Story i mëparshëm

Është e mundur të urresh dhe të dashurosh një person në të njëjtën kohë, ja pse

enkelejd alibeaj zbulon marreveshjen e fshehte rama basha pas 25 prillit 62d29e6ba957b
Story i radhës

Enkelejd Alibeaj zbulon marrëveshjen e fshehtë Rama-Basha pas 25 Prillit

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë