Holanda premton të dërgojë 24 avionë F-16 në Kiev

1 minut lexim

Holanda do të fillojë furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë F-16 pa vonesë, kështu premtoi ministri i Jashtëm, Caspar Feldkamp, gjatë një vizite në fundjavë në Kiev.

Me rastin e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që nga emërimi i tij pak ditë më parë si kreu i diplomacisë holandeze, Caspar Feldkamp siguroi gjatë një konference për shtyp në Kiev se lejet e nevojshme të eksportit u dhanë javën e kaluar dhe Holanda tani është gati të dërgojë avionin pa vonesa në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm holandez nuk dha më shumë detaje për kohën e dorëzimit të 24 F-16 në Kiev.

Detajet e vizitës së tij në Kiev janë mbajtur sekret deri më sot për arsye sigurie.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Policët e rinj në Shqipëri tashmë do të kalojnë edhe në verifikimin e SPAK-ut

Story i radhës

Mazda “vret” në heshtje motorin më të madh në Evropë

Të fundit nga