holanda dergon raketa toke ajer ne ukraine 621a28939a506

Holanda dërgon raketa tokë-ajër në Ukrainë

February 26, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Holandës njoftoi se do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë.

Ajo tha se vendimi u mor pas kërkesës nga Ukraina, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër sulmeve të Rusisë.

Raketat Stinger janë armë tokë-ajër që mund të përdoren kundër avionëve dhe helikopterëve.

Holanda ka rënë dakord javën e kaluar për t’i ofruar armë dhe pajisje ushtarake Ukrainës, duke përfshirë snajperë, pajisje radari dhe detektorë të minave tokësore.

Qeveria tha se një pjesë e kontingjentit dërgohet sot (26 shkurt), ndërsa pjesa tjetër do të pasojë “sa më shpejt”.

Pak orë më parë, edhe Qeveria çeke miratoi dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

Ministria çeke e Mbrojtjes tha se ndihma kap vlerën e mbi 8.5 milionë dollarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shaban murati a ka mundesi qe rreziku i nje kercenimi rus te pershpejtoje proceset integruese ne be te ballkanit 621a23a600d5d
Story i mëparshëm

Shaban Murati: A ka mundësi që rreziku i një kërcënimi rus të përshpejtojë proceset integruese në BE të Ballkanit?

jonida maliqi rrefen per here te pare arsyen e largimit nga muzika 621a28ca58edf
Story i radhës

Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

Të fundit nga

ShkoLartë