Ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren, ka shprehur shqetësimin për situatën në Gaza dhe beson se ndihmat duhet të arrijnë tek njerëzit për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme, duke bërë thirrje për një pauzë humanitare në konfliktin palestinezo-izraelit, raporton Anadolu.
“Holanda është e shqetësuar për situatën humanitare në Gaza dhe mendon se ndihma humanitare duhet të arrijë në Gaza për të parandaluar fatkeqësinë”, tha Ollongren në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj boshnjak, Zukan Helez, gjatë vizitës së saj në kryeqytetin Sarajevë.
Ollongren tha se “qeveria holandeze bëri thirrje për një pauzë humanitare në konflikt”, por shtoi se “kjo duhet të bëhet nga populli i Gazës”.
“Ne mendojmë se është e një rëndësie jetike për shkak të situatës së saj”, tha ajo.
Shefja e diplomacisë holandeze tha se vendi i saj dëshiron të japë ndihma, por se kjo është e mundur vetëm nëse ka një pauzë humanitare në konfliktin e armatosur në vazhdim.
“Ne e dimë se civilët, veçanërisht fëmijët, po vuajnë. Ne duam të ofrojmë ndihma humanitare në çdo mënyrë (të mundshme). Jemi të vetëdijshëm se kjo do të jetë e mundur nëse do të ketë një pauzë humanitare në konflikt”, theksoi ajo.
Ministri boshnjak, nga ana e tij, tha se shkollat dhe spitalet në Gaza nuk mund të jenë objektiva ushtarake për forcat izraelite.
“Ne të gjithë duhet të ngremë zërin, sepse e njëjta gjë mund të ndodhë me ne. Ne përjetuam ngjarje të ngjashme në Bosnjë e Hercegovinë 25 vjet më parë dhe ne e dimë se çfarë do të thotë të vrasësh civilë”, tha Helez, duke bërë thirrje që konflikti të përfundojë për të parandaluar vdekje e më shumë civilëve.
Të paktën 10.022 palestinezë, përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vrarëve izraelitë është pothuajse 1.600.
Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.