Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrimin evropian, foli këtë të hënë mbi progres-raportin e publikuar një javë më parë nga KE.
Hohmann vuri në dukje se Shqipëria ka bërë përparim në disa fusha, duke përmendur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas Hohmann, raporti i këtij viti ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, teksa shtoi se vendi vijon të ruaj fokusin te agjenda e reformave të BE, pavarësisht sfidave.
“Raporti i bën thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për çuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë. Lidhur me çështjet zgjedhore, rezultat e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore mbeten në pritje, raporti vlerëson punën e parlamentin, raporti pranon ndryshimet e fundit që janë kryer s ai përket strukturës së integrimit, më shumë përpjekje për ligjin për shoqërinë civile. Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve të prapambetura, por kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore. Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara”, tha Ambasadorja e BE.
Edhe njëherë, Hohmann theksoi se BE nuk është pro amnistisë fiskale, teksa u shpreh se Shqipëria do të jetë nën monitorim të shtuar sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe se kjo nismë do të rrezikonte përparimin e shënuar në këtë drejtim.
“Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash që kanë të bëjnë me përdorimin e vendimeve alternative të dënimit për të miturit, plan veprimi për komunitetin LGBTI, etj.”, u shpreh Ambasadorja Hohmann.