Hodhën flakadanë në ndeshjen Shqipëri – Poloni, arrestohen 2 tifozë!

Policia ka vendosur në pranga 2 prej 15 personave që hodhën flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania” të dielën (10 shtator).

Sipas policisë, pas analizimit të pamjeve filmike të stadiumit janë nxjerrë 15 foto të personave që kanë përdorur flakadanë.

Raportohet se 300 flakadanë janë sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit identifikon dhe arreston dy persona pasi akuzohen se kanë hedhur flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Sipas burimeve nga policia e cila bllokoi mbi 300 flakadanë, në vijim të punës për identifikimin dhe penalizimin e personave që kanë hedhur flakadanë apo tymuese në ndeshjen Shqipëri-Poloni janë marrë dhe analizuar pamjet filmike të stadiumit “Air Albania” dhe janë nxjerrë 15 foto të personave që kane përdorur këto lëndë. Dy prej tyre janë arrestuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A është i rrezikshëm deodoranti? Këto janë gabimet që nuk duhen bërë

Story i radhës

Rama me ministrin e Turizmit të Izraelit flasin për avancimin e bashkëpunimit

Të fundit nga