Ballkani ka shkruar sot historinë në futbollin kosovar.Kampioni në fuqi i Kosovës, ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të garës më të re evropiane, “Europa Conference League”
Gjithçka nisi mirë për Ballkanin në këtë duel.Që në minutën e 2’të Shkupi mbetet me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të mbrojtësit, Abdulla.
Abdulla ndërhyri në Albion Rrahmanin që po shkonte rrezikshëm drejt portës së Shkupit, ndërsa duke qenë lojtari i fundit gjyqtari nuk toleroi ndërhyrjen e tij duke e larguar nga loja me karton direkt të kuq.
Pas këtij episodi, Ballkani mori lojën në duart e saj.
Ballkani pati raste të mira shënimi në pjesën e parë por epilogu i 45 minutave ishte 0-0.Meriton Korenica ishte ai që hoqi të gjitha dyshimet se kush po vazhdon tutje në Europa Conference League.
Korenica realizoi në minutën e 69’të për të vulosur kualifikimin e Ballkanit.Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës e fitoi ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 1-2. /blic/