Historiani thotë se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme!

July 27, 2023
min lexim

Një disfatë ruse duhet të çojë në një rishikim rus të vetë-imazhit të Rusisë, thotë historiani i Harvardit, Serhij Plokhyj, sepse  Rusia nuk ka reshtur kurrë njëherë për zonën e afërt, si sferën e saj të interesit.

“Rusët dhe ukrainasit janë të njëjtët njerëz”, pohoi Putin në një ese të gjatë që ai publikoi në faqen e internetit të Kremlinit në verën e vitit 2021. Putini dha interpretimin e tij të rreth një mijë viteve të shkrimit të historisë, dhe përfundimi ishte se “Ukraina si një shteti i pavarur ishte një shpikje e re dhe e panatyrshme për Putinin”!

Pak më shumë se gjashtë muaj më vonë, Putin filloi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës me një sulm frontal në Kiev.

Origjina e përbashkët e Ukrainës dhe Rusisë në mesjetë është në një masë të madhe pjesë e motivit të kësaj lufte. Është një mosmarrëveshje historike që i ka paraprirë luftës, thotë autori dhe profesori i vlerësuar me çmime, i cili drejton kërkimin mbi historinë e Ukrainës në Universitetin e Harvardit…)

Shumica e historianëve pajtohen se themelet e mbretërisë mesjetare të Kievit u hodhën nga skandinavët që kaluan Detin Baltik nga Suedia e sotme.

Me kalimin e kohës, mbretëria u dominua nga kultura sllave, dhe kështu u hodhën themelet për një sistem juridik për dinastitë ruse dhe ukrainase, thotë Plokhyj.

Burri më i madh i shtetit të Perandorisë së Kievit ishte Vladimir, ose Volodymyr, i Madh (956–1015) i cili prezantoi krishterimin ortodoks. Statuja të tij ka si në Kiev ashtu edhe në Moskë, por kjo e fundit u ngrit nga Putini vetëm pas aneksimit të Krimesë.

Kaluan shekuj, mongolët pushtuan, mbretëritë u ndanë dhe kisha u zhvendos në Moskë. Por Kievi konsiderohej ende djepi historik i rusëve, për të cilin pretendonin jo më pak autokratët e Perandorisë së Moskës…)

Ka disa periudha kur ukrainasit kanë kërkuar vërtet identitetin dhe origjinën e tyre, thotë Plokhyj dhe tregon një lidhje tjetër me Suedinë.

Kur Charles XII luftoi kundër Rusisë në Luftën e Madhe Nordike në fillim të shekullit të 18-të, ekzistonte një formacion shtetëror ukrainas – i ashtuquajturi hetmanate (një mbretëri) e Kozakëve Zaporizhzhya. Ajo ishte shkëputur nga fuqia e madhe lituaneze në perëndim, por në vend të kësaj u bë një mbretëri e shëndoshë ruse.

Charles XII nuk erdhi rastësisht në Ukrainë,sepse ai e dinte që ekziston një shtet ukrainas dhe nuk ndihej rehat si pjesë e Rusisë, dhe kështu ai merr mbështetjen e udhëheqësit të hetmanatit Mazepa, thotë Plokhyj.

Suedia dhe Kozakët mposhten në Betejën e Poltava dhe humbasin luftën. Për Suedinë, më në fund do të thotë fundi i epokës së fuqive të mëdha, ndërsa për Kozakët do të thotë që ata ngadalë por me siguri janë përfshirë në Perandorinë Ruse si provinca e Rusisë së Vogël…)

Ajo që shohim sot është një nga luftërat që pasuan rënien e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1991, të gjithë shpresonim se do të ndodhte pa gjakderdhje, sot, me një luftë që është më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ne e kuptojmë se në thelb ishte e pamundur të shmangej një konflikt i madh, beson Plokhyj.

Lufta konfirmon një rregull kryesor – që perandoritë e mëdha nuk bien në mënyrë paqësore, thotë Plokhyj dhe thekson se ka shumë shembuj të fuqive të mëdha evropiane që u shpërbënë përmes konfliktit dhe luftës në procese që vazhduan për një kohë të gjatë.

“Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk i dha Rusisë atë që donte, përkatësisht statusin e liderit të ligjshëm në zonën post-sovjetike”, thotë ai.

Pra, çfarë do të thotë lufta për shkrimin e historisë? Deri më tani, është e qartë se Ukraina, përmes rezistencës së saj, do të gjendet ende në hartë në një formë ose në një tjetër, sipas Plokhyj.

Por nëse Rusia fiton, ata do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar kulturën dhe kombin ukrainas, beson ai.

“Një fitore e Ukrainës nuk do të ishte vetëm një fitore për Ukrainën, por gjithashtu do t’i jepte Rusisë mundësinë të mendojë mbi identitetin dhe rolin e saj modern në botë”, thotë historiani.

Por imazhi i rusëve dhe ukrainasve si i njëjti popull është shkatërruar.

Shkatërrimi i luftës, të gjithë njerëzit që janë vrarë, familjet që janë copëtuar. Ajo krijon probleme jo vetëm mes dy vendeve, por edhe mes dy popujve dhe do të mbetet për të paktën këtë brez dhe sigurisht disa të tjerë. Kështu bën lufta, thotë Plokhyj.

Nga norvegjishtja;

Hamdi Rafuna
Dt:27.07.2023

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

El Shaarawy pas sfidës me Sporting-un: Na pret një vit i vështirë

Story i radhës

Nëse nuk ka shumicë, do të shtyhet votimi! Xhaferi: Gjithçka do të varet nëse do të ketë 80 vota

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë