Historiani, Nexhmi Ganiu ka thënë se bashkimi i Kosovës më Shqipërinë në këto momente është folklor.
Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë shtet i paprekshëm dhe se sovraniteti nuk i dorëzohet askujt.
“Bashkimi Kombëtar në këtë moment është folklor, Kosova duhet me kanë shtet i paprekshëm, sovraniteti nuk i dorëzohet asnjë shteti tjetër, liria jote, e djemve tanë e UÇK-së nuk i dorëzohet askujt”, ka thënë ai.
Historiani Ganiu ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB gjë e cila do ta çmontonte Serbinë.
Ai është shprehur se optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB, por ka thënë se kjo po pengohet nga zyrtarë që thonë se Kosova është projekt i përkohshëm.
Ganiu ka refuzuar të përmend emra, por këtë deklaratë e kishte thënë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.