historianet vijne me propozim per president 6a832d7301737

Historianët vijnë me propozim për president

August 17, 2026
1 minut lexim

Lidhja e Historianëve Dega në Deçan e ka propozuar Armend Mehën për president të Kosovës. Me anë të një shkrese dërguar partive opozitare, kjo Lidhje tregon edhe arsyet e këtij propozimi.

“Përcjellje e shkresës / Propozim për kandidaturën e Armend Mehajt për President të Republikës së Kosovës

Të nderuar z. Albin Kurti,
z. Bedri Hamza,
z. Lumir Abdixhiku dhe
z. Ardian Gjini,

Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell shkresën e bashkëngjitur, përmes së cilës propozohet z. Armend Mehaj si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.

Në shkresën e bashkëngjitur janë paraqitur në mënyrë më të detajuar biografia, përvoja profesionale dhe institucionale e z. Mehaj, si dhe arsyet pse kandidatura e tij mund të përbëjë një mundësi për konsensus politik dhe institucional.

Duke pasur parasysh rëndësinë e pozitës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe nevojën për një figurë që mund të përfaqësojë unitetin, stabilitetin dhe interesin shtetëror, ju ftoj që këtë propozim ta shqyrtoni me vëmendje dhe seriozitet.

Bashkëngjitur gjeni shkresën e plotë me propozimin për kandidaturën e z. Armend Mehajt për President të Republikës së Kosovë” thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lija e deleve dhe dhive rendon situaten e blegtoreve ata kerkojne nderhyrje urgjente nga institucionet 6a8317284a077
Lajmi i mëparshëm

Lija e deleve dhe dhive rëndon situatën e blegtorëve, ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet

apeli liron nga qelia ish shefin e komisariatit te sarandes ndryshohet masa e sigurise ne detyrim paraqitje per gezim bashllarin 6a832def4250e
Lajmi i radhës

Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, ndryshohet masa e sigurisë në “detyrim paraqitje” për Gëzim Bashllarin

Të fundit nga

ShkoLartë