Historia e pazakontë, pas 7 muajsh në koma 23-vjeçarja lind një vajzë të shëndetshme

November 1, 2022
1 minut lexim

23-vjeçarja nga India ka qenë në koma për shtatë muaj pas një aksidenti dhe ajo ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. Sharifa nga Uttar Pradesh është plagosur rëndë pasi u rrëzua nga një motoçikletë pa helmetë ndërsa ishte 40 ditë shtatzënë.

Shamia e saj thuhet se është kapur në rrotën e pasmë të motoçikletës që drejtohej nga partneri i saj, duke bërë që gruaja të rrëzohet dhe të pësojë lëndime të rënda në kokë. Që nga muaji mars që ndodhi aksidenti ajo i është nënshtrur 5 operacione të ndryshme neurologjike.

Asaj iu vendos ventilator në një moment, dhe kirurgët janë detyruar të hiqnin një pjesë të kafkës së saj për të lehtësuar presionin në tru.

Mjekët u përballën me dilemën e vështirë për të ndërprerë apo jo shtatzëninë për shkak të gjendjes së saj, megjithatë ekografia ka treguar se shtatzënia po ecte pa probleme, ndaj këshilluan familjen e saj që të vazhdonin shtatzëninë.

Pavarësisht se ishte në gjendje kome 23-vjeçarja më në fund arriti të lindë më 22 tetor një fëmijë të shëndetshëm.

Mjekët kanë shpresa se jo mund të bëhët mirë duke qënë se lëviz herë pas here kokën dhe këmbët.

“Në karrierën time 22-vjeçare neurokirurgjike, nuk kam hasur në një rast të ngjashëm. Ajo është aktualisht e shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është në mbështetje të frymëmarrjes”, vuri në dukje kirurgu Dr. Deepak Gupta, duke iu referuar rrallësisë së incidentit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina kërkon që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-s

Story i radhës

​SHBA, në shtator u hapën mbi 430 mijë vende pune

Të fundit nga

ShkoLartë