Historia e lojtarit që nuk hoqi dorë nga ëndrra!

October 25, 2022
1 minut lexim

Futbolli është një sport i cili bën gjithkënd të ëndërrojë edhe në momentet më të vështira, e nëse e ndjek dhe nuk heq dorë, atëherë të shpërblen gjithnjë. Ky është edhe rasti i lojtarit të Bournemouth, Jamal Lowe i cili në moshën 22-vjeçare ishte një mësues i fizkulturës.

Në atë kohë, duke qenë thjesht një lojtar jo profesionist në ligat e ulëta angleze, Lowe i duhej edhe të punonte për të siguruar të ardhura për veten. Megjithatë, falë këmbënguljes së tij, tashmë 28-vjeçari është pjesë e elitës në Angli, Premier League dhe madje duke debutuar në të pasi është aktivizuar në një ndeshje për Bournemouth.

Ishte data 13 gusht kur Bournemouth mposhtej me rezultatin 4-0 në Etihad Stadium ndaj Manchester Cityt.

Në minutën e 90-të, Lowe zëvendësoi Moore duke realizuar kështu ëndrrën më të madhe, të qenurit pjesë e një prej ligave më të rëndësishme në Europë.

Lowe ia doli pavarësisht vështirësive në rrugëtimin e tij, ndërsa është pjesë edhe e përfaqësuese së Xhamajkës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britney Spears pozon komplet nudo në mes të plazhit

Story i radhës

Mirror: Presidenti rus ka sulme të kollës

Të fundit nga

ShkoLartë