Shumë tifozë të futbollit mund të jenë befasuar, kur lojtarët e Liverpoolit dhe fansat e tyre festuan fitoren e Carabao Cup nën ritmin e këngës “One Kiss” nga Dua Lipa.
Por, pse mbështetësit e “The Reds” e këndojnë këtë këngë?
Sipas, Goal.com, kjo “histori e dashurisë” filloi kur Dua e këndoi “One Kiss” në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.
One kiss is all it takes 😘🏆 pic.twitter.com/hPRAvP8OZJ
— Liverpool FC (@LFC) February 28, 2022
Kur, UEFA njoftoi se do të mbahej një shfaqje para finales, fansat nuk e pëlqyen shumë këtë ide.
Edhe pse një numër i madh i tifozëve vazhdojnë të mos jenë pro kësaj ideje, 30 mijë mbështetësit e Liverpollit që udhëtuan mbi 25 mijë kilometra u panë duke kënduar çdo fjalë të “One Kiss”.
Skuadra e Jurgen Klopp e humbi ndeshjen e zhvilluar në Kiev, përball Real Madridit të Zinedine Zidane.
Pavarësisht humbjes në ditët në vazhdim video të fansave të skuadrës angleze u bënë virale, duke bërë kështu që një traditë e re të lind.
‘One kiss’ since the opening ceremony of Kyiv ’18 has been a staple Liverpool song 🤣🔴🔴 pic.twitter.com/QaSFzBMwed
— AndyMacLFC (@AndyMacLFC1) February 28, 2022
“Një nga pikat kryesore të natës ishte padyshim të shihja videon e të gjithë tifozëve të Liverpool-it që këndonin së bashku me One Kiss. U ndjeva shumë e nderuar”, tha Dua Lipa për faqen zyrtare të Liverpool-it në vitin 2020.