Histori suksesi, Prof.Dr.Alma Cani

min lexim

Te jesh leader ne profesionin tend mirenjohjen e njerezve, eshte me shume se edo titull dhe Prof.Dr.Alma Cani kete e ka ka arritur nepermjet

Kodit te dhimbjes sinkron me kodin e dashurise dhe perkujdesjes maksimale.

Plejada e mjekëve dhe e personelit mjekësor shqiptar kane rolin kryesor në jetën e shoqërisë sonë, gjithmonë duke u bazuar në parimet e humanizmit në moralin e paqes të Nënë Terezës, gjë që edhe mjekësia jonë i qëndron besnike, Betimit te Hipokratit.

Për njëzet e pesë shekuj Betimi i Hipokratit ka qenë ‘kredoja’ e mjekësisë dhe, në shumë universitete, te botës dhe është ende formula që thuhet kur merr diplomën për ne mjekësi. Me vijne ndër mënt keto thënje ngacmojne për te eksploruar, bazen e motivimit te cdo mjeku rreth ketij betimi.

Valle gjithe ato virtryte huamne hyjnore te mjekeve e kanë zanafillën e motivimit tek betimi I Hipkratit e më tej?

Vajzat e gratë, i gjithe personeli kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sitemit mjekesor.

Me përkushtimin e tyre e kanë bërë këtë sistem edhe më human, edhe më të ndjeshëm, edhe më të përgjegjshëm e te motivuar‘’

Shembull pozitiv kemi shumë por sot po bisedojmë me gruan lider neprofesion, tepër të suksesshme humane, me integritet te larte profesional, nje personalitet ne fushen e mjekesise, që ka bere emer ne institucione Eropeane dhe Internacionale me studime shkencore dhe punen e saj Prof Dr.Alma Cani

Alma ështtë një mjeke me një personalitet ne fushene Mjekësisë, një mjeke që jep cdo dite nje kontribut të vecantë ne shërimin dhe shpëtimin e jetës së njerzve me profesionalizmin dhe aftësite e saj. Ajo ështe direkt aty ne vijen e parë te frontit ku vuajtja nga sëmundja ështe agravuar, ku të smuret kërkojne oksigjen, frymë te vazhdojnë te jetojnë jetën per vehten, familjen dhe shoqerinë .

Dhe Alma ne uinson me koleget vrapon si nje zanë e bukur mali, nuk tutet nga vështiresitë, nga vdekja qe kërcënon jetë. Motivimi i saj eshte I rrenjosur qe ne formimin dhe edukaten e saj familjare.

Motivi i saj :

Jeta dhe shëndeti i njerve për të vlen më shume se cdo gjë!

Ajo bën te pamundurën per ti mundur për te dalë fitimtarë mbi sëmundjen, duke dhëne ndihmën e saj te pakursyer ditën dhe natën duke mos llogaritur asnje rehati apo lluks familjar. Dr Alma Canin.

Mirenjohja eshte gjithashtu kulture, qe lind me njeriun dhe ky virtyt eshte percjelle nga familja ku ajo u lind dheu rrit, qe ne qelize duke me ndergjegjesuar akoma me shume ne evoluimin tim drejt suksesit. ¨Te jesh leader ne profesionin tend dhe te kesh mirenjohjen e njerezve, eshte me shume se edo titull dhe une kete e kam arritur dhe fale bashkepunetoreve dhe kolegeve te mij, qe i falenderoj nj e nga nje per sukseset e arritura.

Dr Alma ju Karakterizohet nje temperament qe fiton respekt cdo minute e cdo dite , me qetesi qe e pasqyron fytyra dhe shpirti juaj fisnik, njerezore humane dhe korrekte, e qete dhe mjaft e thjeshte,me nje miresjellje te jashtzakonshme.

Do te kerkoja shume fjale me vlere qe te etiketoja pozitivitetin dhe personalitetin e Almes, cilesite e vyera qe ka, aftesite esaj.

Ju jeni nje motivim dhe nje inspirim per te gjitha grate shqiptare kudo ku ndodhen.

Jeni nje grua me shume vlera individuale, njerezoredhe profesionale, keni c’do gje te bukur qe duhet te kete nje personalitet grua.

Alma karakterizoheni nga cilesite dhe virtytet me te mira per nje grua dhe nje mjeke, ky eshte jo vetem opinioni im qe biseduam gjate ne spital, por nje opinion me i gjere.

Dashuria e mirenjohja eshte forca per punen e mjekut, dheketo cilesi alma I zoteron fort. Ne si profesionist nuk mund te mos kujtojme, qe thelbi i suksesit tone eshte puna ne grup dhe e koordinuar. Ndaj suksesi i rezultateve dhe mirenjohja nga pacentet, janë energjia pozitive e Almaës dhe të punuarit e kordinuar më se miri me koleget.

Njerezit mbare shprehin opinionin e tyre falenderues jo vetem ndaj Almes, por për te gjithe bluzat e bardha, qe perpiqen te bëjne maksimumin per tu ardhur pacienteve ne ndihmë. Per profesionistet bashkepunimi dhe puna ne ekip eshte thelbi i edo suksesi.

Alma është absolutisht e mrekullueshme, me integritetit te larte profesionale, moral e njerezor, të gjithanshem.

Mesazhi i mjekes Alma Cani te rrënqeth sa here e kujtojme ne situatat me te veshtira te pandemise qe kishte pare ndonjehere njerezimi .

Ato ishin tronditese:

Nuk ka kohë të vajtojmë, kemi jetë tjetër për të shpëtuar!

Ka mbetur mbreslënës dhe mallëngjyes dhe inspirues për te gjithe!

Alma Cani ¨Pasi mbaroi Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1991 me rezultate shume te mira, bazuar ne Urdhrin e Ministrise se Arsimit Per studentët më te mirë, të perfshiheshin ne 3%, e te emeroheshin ne institucione qendrore, u emerua qe ne vitin 1991, menjehere pas mbarimit te studimeve ne Spitalin e Semundjeve te Mushkerive (Sanatorium), ku tashme prej disa vitesh eshte kthyer ne Spitalin Universitar: Shefqet Ndroqi (SUSN),

Ne vitet 91-93 specializohet si mjeke pneumologe. Duke qene se spitali kishte nevoje per hapjen e nje reparti bashkehor te terapise intensive pulmonare ne vitin 1993-1997 uspecializua per anestezi-reanimacion.

¨Nderkohe ka bere disa specializime edhe jashte vendit ne fushen e Anestezi-Reanimacionit, Pneumologjise dhe Terapise se Dhimbjes si ne Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi. Po keshtu kam marre pjese ne Kongrese e Konferenca shkencore, te organizuara brenda dhe jashte vendit si ne Shqiperi, Ballkan, Europe, Amerike e Afrike, duke qene referuese gjithashtu ne Gjermani, Itali, Malin e Zi, Greqi, Turqi, Egjipt, Spanje, France, Hollande, USA, Maqedoni, Kosove. ¨Marr pjese gjithashtu ne disa grupe kerkimore shkencore (Research), ku nje nga grupet me te rendesishme, eshte ai ne fushen e terapise intensive, ku jam dhe koordinatore per Shqiperine e Shoqates Europiane te Terapise Intensive ESICM LUNG SAFE per Insuficiencen Respiratore Akute.

Ne vitin 2009 mbron doktoraturen me teme: Efikasiteti i PEEP-it ne Detresin Respirator Akut (A.R.D.S), ku kam marre vleresimin maksimal nga Keshilli Shkencor i Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Tiranes, me graden Doktor i Shkencave .

¨Ne vitin 2016, nga Keshilli i Profesoratit te Universitetit te Mjekesise ka marre titullin Profesor i Associuar.

Qe nga viti 1999 ka punuar edhe si pedagoge e jashtme e Fakultetit te Mjekesise per lenden e Anestezi-Reanimacionit. Ne vitin 2021 emerohet pedagoge e brendeshme ne Universitetin e Mjekesise per lenden e Anestezi Reanimacionit.

Botime.

¨Gjate ketyre viteve ka botuar shume artikuj shkencor brenda dhe jashte vendit ne fushen e pneumologjise dhe anestezi-reanimacionit. ¨Te gjitha keto jane realizuar me pune e perkushtim, me sakrifica te shume neteve te pagjume me mbeshtetjen e familjes time, te prinderve te mij, te bashkeshortit tim, te motrave te mija, qe jane personat me te shtrenjte per mua, ku fjala faleminderit pafund eshte pak te thuhet per kuptimin e madh, qe kjo fjale permbledh ne vetevete. ¨thekson Alma.

*****

Le të mësojme gjithshka rreth saj nëpërmjet intervistës..

Pyetje – Le ti tregojme lexuesit: Kush eshte prejardhja, vendlindja, femijeria dhe familja e Alma Canit? Cfare vlerash dhe karakteristikash ka trasheguar Alma nga prinderit?

Origjina ime eshte nga Dibra (nga te dy prinderit). Kam lindur ne qytetin e bukur te Peshkopise te qarkut Diber. Per arsye te transferimit te prinderve ne Tirane, shkollen fillore dhe 8-vjeeare e kam kryer ne Tirane te Shkolla 11 Janari (sot Edith Durham), me rezultate te shkelqyera. Me pas vazhdova shkollen e mesme ne Gjimnazin Petro Nini Luarasi , ku jam dipllomuar me Medalje te Arte.

Studimet i vazhdova ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes per 5 vite. Ne vitin 1991 mbarova studimet me rezultate shume te mira dhe emerohem ne Spitalin e Mushkerive ne Tirane (Sanatorium), sot Spitali Universitar Shefqet Ndroqi

Qe femije, une dhe dy motrat e mia, u rritem me dashuri e perkushtim nga te dy prinderit tone te mrekullueshem. Mendoj, qe per edo femije, prinderit jane me te miret ne bote, por eshte bekim te nisesh jeten mbi supet e prinderve te mire, qe na edukuan te jemi te thjeshte e njerezore, e per me teper njerez te mire.

Ky eshte mesazhi, qe ne morem nga prinderit, qe ne vegjeli nga familja, ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurre. ¨Babai im, Dr. Mehdi Cani, ka qene mjek neuroinfeksionist. Ai fatkeqesisht ka nderruar jete ne moshen 70 vjeeare, ne vitin 2006.

Mamaja ime, Tefta Cami, nje grua ne karriere, filloi aktivitetin e saj profesional si gazetare, mesuese, drejtoreshe gjimnazi, funksione partiake ne qarkun e Dibres dhe te Tirane. Me pas per 11 vite punoi si Ministre e Arsimit, Kultures dhe Sporteve.

Nga babai une trashegova profesionin e bukur te mjekut, kete mision human, qe ka ne dore gjene me te emuar, jeten njerezore. E qe te jesh nje mjek i mire, duhet te trajtosh jo vetem semundjen me medikamente, por te trajtosh njeriun e semure duke qendruar prane tij ne edo moment, sipas nje proverbi te lashte prezenca e mjekut eshte fillimi me i mire i edo terapie tek pacienti.

Kete eksperience, une dhe motrat e mia e kishim pare qe ne femijeri tek babai yne. Ai ishte ne edo moment i pranishem per edo pacient, qe kishte nevoje per te, pavaresisht oreve te dites apo nates. Natyrisht mamaja, pavmaresisht impenjimeve dhe ngarkesave te saj per shkak te detyres, ishte mbeshtetja dhe zemra e familjes

Aq e vertete eshte kjo, sa qe kur e pyesnin motren e vogel, Brikenen, ku te punojne prinderit, ajo me ciltersine e nje femije 5 vjeear pergjigjej, babi punon roje (se si mjek, ai ishte thuajse edo nate ne sherbim te pacienteve), ndersa per mamin thoshte punon ne mbledhje. Ne te tre vajzat u rritem duke pare te prinderit modelin e njerezve te thjeshte, qe na edukuan me dashuri si edo prind femijen, per te qene te mira e te perkushtuara, njerezore e te edukuara, te pavarura e te realizuara, sepse jeta eshte e tille, qe te papriturat mund ti hasesh ne edo moment. E rendesishme eshte qe te mos dorezohesh, por te ngrihesh ne kembe e te vazhdosh te ecesh, pamvaresisht veshtiresive.

Jam e lumturi dhe me fat edhe per dy motrat e mija, me te cilat kemi nje raport te mrekullueshem: Ilda (motra e madhe) dhe Brikena (motra e vogel). Ato jane diplomuara ne Fakultetin Filologjik ne Universitetin e Tiranes, te dyja me rezultate te shkelqyera, dhe sot te sukseshme ne karrierat e tyre. Motrat nuk ndodhen ne Shqiperi. Per motrat mund te them, nese jemi afer apo ne distance, ne komunikim dhe me zemer jemi bashke.

Une jam e martuar. Bashkeshorti eshte i huaj, ai eshte nga Egjipti. Ai ka qene Ambasadori i Egjiptit ne Shqiperi ne vitet 2004-2008, ku dhe jemi njohur. Quhet Refaat El Ansary. Nga origjina e tij, nga mamaja, eshte sternip i familjes Frasheri. Ne periudhen, kur Ai ishte ambasador ne Shqiperi, ne gazetat e asaj kohe shkruhej Ambasadori, qe perfaqeson vendin e babait te tij ne atdheun e nenes .¨

Pyetje E dashur Alma,Cili eshte impresioni juaj per qytetin tuaj te lindjes, me nje shikim dhembsurie bije ku balta eshte me e embel se majlta, grua dhe mjeke model, sikunder jeni ju?

¨Peshkopia eshte nje vend me bukuri magjepsese te natyres; e vendosur mes malesh, e rrethuar me lumenj, liqene, fusha, monumente te natyres dhe te kultures, me kalate antike, qe ka krijuar natyra dhe dora e artdashesve dibran. Dibranet karakterizohen per meneuri e besnikeri, per mikpritje e bujari. Megjithese une jam larguar fare e vogel nga Peshkopia, jane ato lidhjet e ndjesite e fuqishme, qe me lidhin me Dibren, vendlindjen time dhe historikun e prejardhjes se prinderve e te familjes sime. ¨Ã‹shte nje ndjesi, qe te ben te ndihesh krenare per qytetin, per gjithshka, qe ne menyre te padukshme te lidhin me vendin, ku ti ke filluar te belbezosh e te thuash fjalet e para, te ecesh e me tej te vazhdosh ne rrugetimin e te pareve te tu. Per te qene gjithmone prane me mendim e me zemer, ne ndihme te kujdo, qe ka nevoje per ndihme mjekesore. E kam per nder e krenari, te them qe jam dibrane, nga vendi ku balta eshte me e embel se mjalta, sie thoshte Çajupi, nga vendlindja e Heroit tone Kombetar, Skenderbeut te madh, Dibra, nga ku koloset e letrave shqipe, Pjeter Budi e Pjeter Bogdani, kane prekur e shkruar per bukurite e natyres e bukurine e mendjes.

Pyetje E dashur, Profesioni i Mjekut eshte nje profesion sa i nderuar aq edhe i veshtire, sepse kalon neper nje sere sfidash te forta, vuajtjes vdekjes,sfida subjektive etj etj, kerkon humanizem, perkushtim te madh dhe sensibilitet, sepse ke te besh me jete njerezore cilesi qe keto juve nuk ju mungojne, disa detaje te lutem.

¨Sa bashkepunuese dhe fort e duruar, eshte Alma perpara situatave teper te veshtira per zgjidhje dhe sa e vleresuar ndihet ajo nga koleget?

¨Ne mjekesi te papriturat jane nga me te ndryshmet. E ne situata te tilla te veshtira, celesi i suksesit eshte ruajtja e qetesise e te vepruarit me shpejtesi .

Ne keto momente bashkepunimi me koleget dhe puna ne ekip ka qene zgjidhja optimale e mjaft problematikave, pavaresisht nga shkalla e veshtiresise. Te jesh drejtues ne profesionin tend dhe te kesh mirenjohjen e shume pacienteve, eshte arritje, qe realizohet bashkarisht dhe ne grup. Ndaj jam falenderuese dhe mirenjohese per punen e palodhur te kolegeve dhe te te gjithe stafit mjekesor, qe kane qene ne edo ore te dites apo nates prane pacienteve. Fale profesionalizmit e perkushtimit u mundesua dalja nga intubimi i pacienteve, ku dihet qe si pasoje e problematikave dhe trombozave, qe Covid 19 i shkaktonte te semurit, ishte thuajse e pamundur te realizohej.

¨Kjo beri, qe te kurorezonim arritjet tona ne vecanti ne terapine intensive, qe ne nje moment teper te veshtire te pandemise mbareboterore u koordinua puna nga i pari deri tek i fundit me profesionalizem, perkushtim e me kompetenca te larta.

Shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka rrëfyer rrugetimin, vështirësitë, dhimbjen , e mbytur ne lot per jetet e humbura , dhe befas ndryshonte kur tregonte se shpetimi I jeteve te njerezve I bene me krahe I shndronte ne heronj te vertete ne ditete javet muajt e vitet që përjetoi stafi mjekësor në këto ditë të vështira të krijuara nga pandemia.

Ju jeni ato qe qendruat ne frymemarrjen e atyre pacienteve duke dhene jo vetem terapi por edhe dashuri, duke u perkujdesur me perkushtim, profesionalizem, pa hezituar asnje moment pavaresisht rrezikut qe mund te kishit per jetet tuaja!

u perpoqem te japim ndihme, te japim zemer, te japim fryme te gjithe atyre qytetareve te cilet folen me ne, na besuan jeten e tyre, shtrenguan duart me ne per ta sfiduar virusin, qe ne menyre te papritur te ndalte jeten atehere kur kishim menduar se kishim fituar!Duke qene te ndergjegjshem deri ne dhimbje per humbjet,,,,,,jeteve njerezore duke perjetuar me dhimbje ndalimin e nje frymemarrje, rrahje zemre, ndalimin e jetes. Ashtu si famijaret e pacienteve qe ndiejne dhimbje per humbjen e te dashurve te familjeve te tyre shkalla e vuajtjes eshte e pamatshme! Prandaj ne na quajne “sheruesit e semure”. E them kete se per ne shpetimi i jeteve sfumohet nga humbja e tyre. Ne memorjet tona mbeten humbjet

Alma me krenari flet me pare per koleget e saj se sa per vehte

E nderuar qe jam pjese e stafit te reanimacionit ne SUSN “Shefqet Ndroqi”!

Cani thekson se të gjithë quhen heronj pasi po vazhdojnë të shpëtojnë jetën e pacientëve dhe të kthejnë buzëqeshje në fytyrën e njerëzve.

Ne ditet te veshtira te pandemise mbareborerore te gjithe ne u ndeshem me nje realitet qe ishte jashte imagjinates, perpara nje lufte misterioze e te padukshme qe na tjetersoi jeten. Na beri te kuptojme qe fjala e urte e popullit se cfare sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashme.

Prej vitesh ne spitalin SUSN, stafi i reanimacionit eshte marre me pacientet qe ne situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi qe atakojne mushkerine duke alteruar frymemarrjen dhe duke kerkuar asistenca te respiracionit me ventilator.

Ky ritual i pervitshem ishte bere pjese e punes sone, sapo temperaturat uleshin e ditet e dimrit afroheshin.

,Covid-19 kjo ishte nje perballje qe u shfaq ne boten mbare dhe lufta ishte e forte duke bere perpjekjet maksimale ne ndihme te jetes njerezore.”

Alma e ndjen si obligim moral e qytetar qe te prezantoj me shume krenari Juve kolege e mjek te shkelqyer: Alban Hatibi, Fahri Kokici, Eljana Shima Mezini e Arjan Vyshka! Ne ishim te gjithe bashke ne nje rrahje zemre, ne nje ritem sinusal kardiak , pa çrregullime ritmi, diskutuam, debatuam, per te bere me te miren e mundshme duke qene ne unison ne mendim e veprim!

Ishim te gjithe bashke diten, naten duke ndjekur me ankth ndryshimet e situatave klinike te pacientet, qe çuditerisht alteroheshin ne menyre te menjehershme duke na befasuar dhe duke na bere te vepronim teknikisht ne terapi e ne invazionin e mjekimit per te shmangur te keqen.

Nje suport i jashtzakonshem nga specializantet e reanimacionit: Alsa Gjoka, Holta Kraja, Anri Troja, Luna Nasipi, Genta Zotaj dhe Malvina Shkurta!

Ju deshmuat qe jeni te afte te jepni maksimumin tuaj ne ndihme te jetes te qytetareve duke treguar profesionalizem e shkathtesi, gatishmeri e intelligence, duke e ezauruar faktin e dhenies se testit te provimit , pasi Ju u perballet ne fushen e betejes per fitoren e jetes!

Dhe nuk mund mos le pa falenderuar e theksuar pjesen e ekipit te reanimacionit me te rendesishme dhe qe bejne punen kryesore prane pacientit: Merita Toci Lika (Kryenfermierja), Aida Shehu, Laje Janku, Elsa Imerati, Shpresa Korumi, Besarta Bardhoshi, Alma Qefalia, Brikena Xhini, Klaudia Doga, Miranda Tosku, Blerina Mara, Migena Rakipi, Sose Selmani, Adela Belba, Arjola Ilnica, Marsela Dashi, Vjollca Metani, Bukurie Husha, Lume Luzi, Sofie Stafa, Luljeta Bitri!

Pavaresisht nga dhimbja e humbjes te familjareve te tyre te shtrenjte, qytetaret nuk nguruan te shprehin falenderimet nepermjet mesazheve duke na shprehur mirenjohjen e shpirtrave fisnik per punen e palodhur, duke na obliguar me shume e duke na dhene force per ta vazhduar me tej luften!

Ne kemi bere nje betim, ne po kryejme detyren qe e kemi bere e do vazhdojme ta bejme pasi ky eshte misioni i bluzave te bardha, te shpejtojne jeten, te sjellin buzeqeshje, te lehtesojne dhimbjen, e te oksigjenojne frymen njerezore!

Dr.Alma Cani eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak Bulqizë,

Profesioni i mjekut eshte i nderuar, por i veshtire pasi jeta eshte gjeja me e emuar e njeriut. Asgje nuk ka vlere para shendetit, keshtu qe, dashur padashur, ti je i pranishem te pacientet, jo vetem per trajtimin e semundjeve me medikamente, por edhe per ti dhene force e mbeshtetje nga ana psikoemocionale. Kjo krijon nje lidhje te veeante midis mjekut e pacientit.

Kodi I dhimbjes sinkron me kodin e dashurise dhe perkujdesjes maksimale.

Edhe fjala sheron, ndaj krijimi i besimi midis nesh dhe te semureve eshte i rendesishem, per te perballuar semundjen, per ta kuruar ate e per te triumfuar ndaj se keqes. Ne memorjen e mjekeve mbeten te gjithe: jo vetem ata qe kane mbijetuar, por ne veeanti ato qe nuk kane mundur t™ja dalin. Nuk eshte e lehte per ne t’i thuash familjarit, qe njeriu i tyre i dashur i familjes nuk jeton me. Dashur pa dashur ngarkohesh edhe ti vete emocionalisht, nderkohe qe detyra te therret, duhet te vazhdosh te mjekosh e te ndihmosh nje jete tjeter.

Pyetje: A ka menduar Alma te largohet ndonjehere nga Shqiperia?

Biseda me Ju me ka lene shume mbresa. Zgjedhja Juaj per te ushtruar profesionin dhe per t’u rritur profesionalisht ne vendin tuaj Shqiperi, eshte per tu vleresuar. Cilat jane arsyet e kesaj zgjedhje?

Po e kam menduar, qe edhe mund te isha larguar nga Shqiperia. Ka qene nje moment ne vitin 1999, ku ndodhesha ne Essen, Gjermani, ne Spitalin Universitar Lutherhaus per specializim ne fushen e anestezi reanimacionit. Aty mu kerkua, qe te isha pjese e stafit mjekesor te spitalit dhe te vazhdoja te punoja atje. Pergjigja ime ishte, qe do te kthehem ne Shqiperi, gjithmone per te ndihmuar bashkeatdhetaret e mi e per te dhene kontributin tim ne atdhe.

Ne referencen, qe Prof. Dr. Ute Schier, Shefja e Anestezise dhe Terapise intensive te Spitalit shkruante: Dr. Cani ishte e perkushtuar, e kujdesshme dhe shume e dobishme per anestezistet ne pune, dhe per shkak te natyres se saj shume miqesore, u be nje thesar i pacmuar per stafin mjekesor!

Jashte cdo modestie, keto fjale te thena nga nje Profesoreshe e nderuar gjermane, me ben te ndihem e vleresuar.

Une kam kryer dy specializime, per pneumologji si dhe per anestezi-reanimacion, gje qe me kane ndikuar e kane plotesuar formimin tim si mjeke. Mendoj, se ne zgjedhjen, qe kam bere per te punuar ne vendin tim nuk kam gabuar. Shqiperia ka shume mjeke e profesioniste te afte, te cilet kane aderuar dhe punuar denjesisht, duke u bere model dhe burim frymezimi per ne, per te vazhduar ne rrugen e tyre.

Sidomos ne kete kohe, gjate viteve te fundit te pandemise mbareboterore, me ka bere te kuptoj, qe qendrimi ne Shqiperi per tu ardhur ne ndihme bashkekombesve te mij, qe flasim nje gjuhe e kemi te njejtat zakone, ka qene realisht zgjidhja me e mire!

Pyetje:¨E dashur Alma, Jeni perballur me shume sfida dhe veshtiresi qe ka patur koha, gjinia si grua, dhe profesioni dhe ju i keni miremenaxhuar te gjitha keto ne nje nivel mjaftte mire Ku e ka gjetur kete force dhe vullnet Alma?

Motoja, qe me kane mesuar ne familje eshte: Te ndihmojme njerezit ne nevoje, duke ju dhene dashuri pa kushte. Ky eshte mesazh, qe une e te dy motrat e mia e pame tek prinderit tane, te familja jone dhe them, qe kjo ndjesi e te qenurit pozitiv, trashegohet ne breza dhe vetem te mira sjell. Te transmetosh energji pozitive, kjo gje ndikon ne zgjidhjen e shume problemeve dhe pse jo,ne mjekesi ndikon gjithashtu ne rikuperimin dhe sherimin e semundjeve.

¨Me lejoni ti referohem librit “Doctors” te Erich Segal, per mjeket. Ai shkruan: Nuk duhet te harrojme qe ata (mjeket), kane sakrifikuar pranveren e jetes se tyre, kane humbur vitet e emuara te rinise, mes te njezetave dhe te tridhjetave, duke u aftesuar per tu sherbyer njerezve. ¨Per me teper, ata kane perjetuar privime. Shumica e tyre nuk kane bere me shume se disa nete te plota gjumi gjate kesaj kohe.

Shume prej tyre nuk jane martuar dhe kane humbur mundesine unike per te pare rritjen e femijeve .

Pyetje; Raporti qe ju keni me vehten, profesionin, komunitetin e gruas qe te rrethon si dhe sa ju obligon ju per ta rritur vehten, per ta pare si faktor ne zhvillimin e mjekesise dhe stadin e mjekesise grua shqiptare?

Natyrisht, te jesh mjeke dhe grua, eshte nje sfide e madhe, duke patur parasysh obligimet, qe kane grate ne familje e shoqeri.

¨Grate ne pergjithesi, ndoshta dhe ne menyre instiktive per shkak te brishtesise dhe te ndjeshmerise se tyre, jane te pergjegjshme per te kryer me se miri edo detyrim, qe familja kerkon.

¨Ky impenjim e seriozitet, eshte pjese e karakterit te tyre per te kryer me pasion e qendrueshmeri, me fleksibilitet e ambicie edo pune, qe u jepet. Per mua, keto zonja te nderuara kane qene dhe jane modeli me i mire i perfaqesimit dinjitoz te gruas ne shoqeri. Pa pune, pa djers, pa perkushtim e vetsakrifikim, asgje nuk mund te arrihet.

Te qenurit pozitiv, bashkepunues, deshira per tu perditesuar me te rejat me te fundit te profesionit dhe per te mesuar vazhdimisht gjera te reja, qe ndikojne ne rritjen profesionale, kane qene nje shtyse e madhe, qe me kane udhehequr edo dite ne jeten time.

Keto mendoj jane motorat levizes, qe te shtyjne e te eojne drejt suksesit te padiskutueshem.

¨Pandemia ishte nje lufte e veshtire, qe kerkonte mbeshtetje nga ana psikologjike te te gjitheve sebashku: mjek, infermier, pacient, familjar, sepse vete paniku ishte me i madh se rreziku, ndaj qasjet pozitive mendoj perbenin nje faktor jo pak te rendesishem ne sherimin me sukses te te semurit me Covid.

Kjo gje duhet marre ne konsiderate ne protokollet e mjekimit. ¨Ne betimin e Hipokratit shkruhet, se mjeket mbi te gjitha duhet t™i permbahen detyrimit: Shendeti i pacientit tim do te jete brenga ime me e madhe .

¨Pyetje; Puna juaj, humanizmi juaj, niveli i larte, qe transmetoni me punen tuaj, flet per nje grua me personalitet te spikatur, a mund te me shpjegoni evolucionin e profesionit mjek grua ne vite dhe veshtiresite e hasura ne kete rrugetim te gjate?

¨Pasi mbarova gjimnazin Petro Nini Luarasi , me rezultate te shkelqyera me Medalje te Arte , m™u dha mundesia, qe te zgjedh degen e Mjekesise. ¨Enderr e bukur per mua, pasi babai im (e kam shkruar dhe me lart), ishte mjek i talentuar neuroinfeksionist.

Per mua Ai ishte modeli i misionarit te shquar, i papertuar per t™i dhene ndihme cdokujt, ne edo moment qe dikush kishte nevoje per trajtim mjeksor. Shume here Ai per dite e nete me rradhe qendronte ne spital prane te semureve rende, duke bere maksimumin e mundshem per ti shpetuar ata . Ne ndjesine time, tek e shihja tim At, qe ishte ashtu i paqte e modest, i thjeshte e i perkushtuar, fjale embel dhe egzigjent, te gjith keto me nxiten qe te zgjedh kete profesion, ndonese te veshtire, ashtu si i ndjeri Ati im, Dr. Mehdi Cani, te vazhdoja ne gjurmet e Tij kete mision fisnik e human ne ndihme te jetes njerezore.

¨Pasi mbarova Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1991 me rezultate shume te mira, bazuar ne Urdhrin e Ministrise se Arsimit per studentet me te mire, te perfshiheshin ne 3%, e te emeroheshin ne institucione qendrore, une u emerova qe ne vitin 1991, menjehere pas mbarimit te studimeve ne Spitalin e Semundjeve te Mushkerive (Sanatorium), ku tashme prej disa vitesh eshte kthyer ne Spitalin Universitar: Shefqet Ndroqi (SUSN),

Ne vitet 91-93 specializohem si mjeke pneumologe. Duke qene se spitali kishte nevoje per hapjen e nje reparti bashkehor te terapise intensive pulmonare ne vitin 1993-1997 bera specializimin per anestezi-reanimacion.

¨Nderkohe kam bere disa specializime edhe jashte vendit ne fushen e Anestezi-Reanimacionit, Pneumologjise dhe Terapise se Dhimbjes si ne Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi. Po keshtu kam marre pjese ne Kongrese e Konferenca shkencore, te organizuara brenda dhe jashte vendit si ne Shqiperi, Ballkan, Europe, Amerike e Afrike, duke qene referuese gjithashtu ne Gjermani, Itali, Malin e Zi, Greqi, Turqi, Egjipt, Spanje, France, Hollande, USA, Maqedoni, Kosove. ¨Marr pjese gjithashtu ne disa grupe kerkimore shkencore (Research), ku nje nga grupet me te rendesishme, eshte ai ne fushen e terapise intensive, ku jam dhe koordinatore per Shqiperine e Shoqates Europiane te Terapise Intensive ESICM LUNG SAFE per Insuficiencen Respiratore Akute.

Ne vitin 2009 mbrojta doktoraturen me teme: Efikasiteti i PEEP-it ne Detresin Respirator Akut (A.R.D.S), ku kam marre vleresimin maksimal nga Keshilli Shkencor i Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Tiranes, me graden Doktor i Shkencave .

¨Ne vitin 2016, nga Keshilli i Profesoratit te Universitetit te Mjekesise kam marre titullin Profesor i Associuar.

Qe nga viti 1999 kam punuar edhe si pedagoge e jashtme e Fakultetit te Mjekesise per lenden e Anestezi-Reanimacionit. Ne vitin 2021 emerohem pedagoge e brendeshme ne Universitetin e Mjekesise per lenden e Anestezi Reanimacionit.

¨Gjate ketyre viteve kam botuar shume artikuj shkencor brenda dhe jashte vendit ne fushen e pneumologjise dhe anestezi-reanimacionit. ¨Te gjitha keto jane realizuar me pune e perkushtim, me sakrifica te shume neteve te pagjume me mbeshtetjen e familjes time, te prinderve te mij, te bashkeshortit tim, te motrave te mija, qe jane personat me te shtrenjte per mua, ku fjala faleminderit pafund eshte pak te thuhet per kuptimin e madh, qe kjo fjale permbledh ne vetevete. ¨

Mirenjohja eshte gjithashtu kulture, qe lind me njeriun dhe ky virtyt eshte percjelle nga familja ime qe ne qelize duke me ndergjegjesuar akoma me shume ne evoluimin tim drejt suksesit. ¨Te jesh leader ne profesionin tend dhe te kesh mirenjohjen e njerezve, eshte me shume se edo titull dhe une kete e kam arritur dhe fale bashkepunetoreve dhe kolegeve te mij, qe i falenderoj nje e nga nje per sukseset e arritura. Theksoj vecanerisht periudhen e pandemise: Une jua dedikoj atyre dhe punes ne grup edo suksese e edo rezultat qe arritem se bashku.

Do tu kujtoja cdo gruaje se në botë dhe në vendin tonë ka shembuj të panumërt grash që me aftësitë e përkushtimin e tyre kanë arritur rezultate të larta në profesionet përkatëse. Kjo është një moto që duhet të na bëjë të ndjehemi të denja dhe te integruara, te barabarta me burrat dhe te kemi besim te patundur per ta forcuar rolin tone duke ndikuar ne masen e gjere te grave

PERMBLEDHJE E ARSIMIMIT DHE VEPRIMTARISE PRPFESIONALE

Pedagoge e brëndshme në lëndën e Anestezi e Reanimacionit

në Universitetin e Mjeksisë Tirane

Nëndrejtore teknike nëSpitalin Universitar ” Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Shefe e Anestezisë dhe Terapisë Intensive (Reanimacionit) në Spitalin

Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Profesore Associuar Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Shefe e Anestezisë dhe Terapisë Intensive (Reanimacionit) në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Pedagoge e jashtme në lëndën e Anestezi e Reanimacionit

në Fakultetin e Mjeksisë.

Mjeke anesteziste –reanimatore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

Tiranë.

Mjeke pneumologe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Mjeke në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

Pjesëmarrja online si speaker në Kongresin Botëror të Kirurgjisë në San Francisko, SHBA, më 11-13 tetor 2021. Prezantimi me titull Efikasiteti i strategjive në ventilator në ARDS (Sindroma e Distress Respirator Acute).

Pjesëmarrje online dhe speaker në KONGRESIN INTERNACIONAL HESCON (HEALTH SCIENCE CONGRESS 10 -11 KORRIK 2021 ) e nominuar si një nga prezantimet më të mira të Kongresit, (HESCON 10-11 korrik 2021 në Turqi)

Pjesëmarrje online dhe speaker në Kongresin Ballkanik të Anestezisë 2021

“INOVACIONI NЁ ANESTEZI, KUJDESI INTENSIV, GJATĔ COVID 19, ERA

PANDEMIKE (ARUD 2021 në Turqi)

Kongresi Ballkanik i Shoqatës të Anestezisë dhe Reanimacionit

DITET E ANNESTEZISĔ BALLKANIKE VII

22 Prill 2021

Pjesëmarrje në Kongresin vjetor te Shoqates Torakale Turke ne Antalia Turqi ne bashkepunim me ATS(Shoqata Amerikane Torakale dhe ERS (Shoqata Europiane Respiratore)(8-14 /04/2019

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Paris – Francë.

Pjesëmarrje ne Konferencën shkencore të dytë ndërkombetare për Sfidat e kujdesit shëndetsor në shekullin e 21 Organizuar nga Fakulteti i Shkencave

Mjeksore, Tetovë, Maqedoni,13-14Tetor, 2017

Trajnim për Rezistencat Bacteriale në Europë nga COMBACTE-EFGCP

(Bacterial Resistance in Europe)TRAINING.14-15Qershor ne Podgorica,

Montenegro

Profesor i Associuar

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Amsterdam – Hollandë

Pjesëmarrje në Kongresin vjetor Shoqates Torakale të Turqisë të Traktit

Respirator në Antalia, Turqi.

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Mynih-Gjermani.

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Barcelon – Spanjë

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator (Apnea e gjumit) në Berlin – Gjermani

Specializim për Terapinë e Dhimbjes Pranë Spitalit Universitar Al Azhar

Kairo – Egjipt

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Vienë-Austri.

Antare e KEMP-it Epror për Sëmundjet e Traktit Respirator.

Specializim për Terapinë e Dhimbjes pranë Spitalit Universitar Al Azhar

Kairo – Egjipt.

Shefe e Anestezisë dhe Terapisë Intensive (Reanimacionit )në Spitalin

“Shefqet Ndroqi”Tiranë.

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Amsterdam –

Hollandë.

Specializim për Terapinë e Dhimbjes pranë Spitalit Universitar Al Azhar

Kairo Egjipt

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Barcelon –

Spanjë

Merr gradën shkencore “Doktore e Shkencave Mjeksore“ në fushën e

Anestezisë dhe Terapisë Intensive Pulmonare me temë “ Efikaciteti i PEEP-

it në Sindromën e Detresit Respirator Akut“.

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Vienë-Austri

Pjesëmarrje në Trainimin e parë Ndërkombëtar (“ Roli i Kirurgjisë të hapur

në Strikturat dhe gurët e Veshkave dhe të Uretrës në Qendrën Universitare të Urollogjisë dhe Nefrollogjisë në Mansoura –Egjipt.

Pjesëmarrje në Seminarin e 12 Egjiptian –Francez në fushën e Imunollogjisë & Biollogjisë molekulare ( Mjekësia Rigjeneruese) Universiteti i Mansouras në Egjipt

Pjesëmarrje në Kongresin Europian të Traktit Respirator në Berlin, Gjermani.

Pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga ministria e Shëndetsisë dhe

Turizmit ne fushën e Turizmit Shëndetsor në Stamboll , Turqi.

Specializim për propadandën shëndetsore në media në bashkëpunim me

Gazetën Al Gomhoria nën kujdesin e ministrisë të Jashtme në Kairo-Egjipt.

Master degree në Q.S.U.T “Nënë Tereza” Fakulteti i Mjeksisë në fushën e

pneumologjisë në Tiranë

2002-2004

Specializim për Anestezi dhe Terapi Intensive në Spitalin Universitar (Evangelisches Krankenhaus Lutherhaus ) në Essen, Gjermani.

Pjesëmarrje në seminarin “Research për Shëndetin Pulmonar “ pranë Insitutit Kërkimor Universitar të Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive nën mbështetjen financiare të Insitutit Kërkimor Ndërkombtar Universitar të Kanadasë në Stamboll-Turqi.

Pedagoge e jashtme në lëndën e Anestezi e Reanimacionitnë Fakultetin e Mjeksisë.

Specializim post –universitar në pneumologji , diplomohet si mjeke pneumologe.

Emërohet mjeke pranë” Spitalit Universitar të Mushkërive “Tiranë.

Universiteti i Tiranës , Fakulteti i Mjeksisë diplomohet Mjeke e Përgjithëshme

Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë diplomuar me medalje të artë.

Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë diplomuar me medalje të artë.(1982-1986)

Nga Bashkia e Iiranës vendoset poster Heronjtë e Tiranës (Prill 2020 )(Bluzat e bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid19

Nga Bashkia e Bulqizës i jepet titulli “QYTETARE NDERI”me motivacionin:

Për veprimtari të shquar në fushën e mjeksisë,veçanërisht në drejtimin e terapisë intensive e reanimacionit në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi”Covid2 dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës të pandemisë të shkaktuar nga covid -19.( Vendim nr 5 i Këshillit Bashkiak Bulqizë ,08-09-2020

Hulumtime për protokollet mjekësore për akreditim

1. Protokolli i hemorragjisë

2. Udhëzues diagnostikues dhe trajtues për hemoptizinë

3. Mbështetja ushqimore e pacientëve në njësinë e terapisë intensive

4. Trajtimi i dhimbjes postoperatore .

5. Narkoza dhe anestezia rajonale.

6. Intubimi endotrakeal dhe frymëmarrja artificiale

7. Protokolli i Insuficiencës Respiratore Akute (IRA)

8. Protokolli i Shokut .

Shume here faleminderit!

Meritoni përulësisht falenderimet dhe bekimet e të gjithë shqiptarëve për punën e palodhur. Ju jeni heroina e te gjithe shqiptareve!.

“Ju jeni mendjet e ndricuese, super heronjte dhe ajka eshoqerise shqiptare!

Ylberi i bukur shpresdhënës perte vazhuar jeten shendeshem, duke u ndeshur e sfiduar te keqen me guxim!

Jeni te pandare nga sytë, mendja dhe zemra jonë, jeni familja jone ne dhimbje dhe ne dite te bukura! ”Dini te hyni ne shpirt, te shtrengoni doren, te jepni fryme nga fryma juaj deri ne vetmohim, injekton e percillni dashuri, me fytyren me pozitive njerezore, me humanizem te madh, me durim, dhembshuri, siguri,e besim!

Mirënjohje pafund për ju Alma dhe gjithe personelin mjekesor qe u bete të gjithë bashkë në një rrahje zemre Vështirësitë e pafundme , u munduat ti kapërxeni më guxim në c’do njësi të kohësh të përditshmë me Covid-19 që ka kaploi botën.

Vlerat njerezore e profesionale ngrihën në lartësitë dhe nivelin e yjeve bashkë me vlerën e patjetërsuesshme shëndetin, jetën gjithmone me pune e humanizem!

Mirënjohje pafund për stafin e spitalit Shefqet Ndroqi të gjithë bashkë në një rrahje zemre, qe dahte fryme nga fryma juaj!

Mirenjohje per ju te gjithe mjek, specializante, infermier e sanitar per punen tuaj, perkushtimin, profesionalizmin tuaj! Ju jeni heronj jo te heshtur, por te shumeshkolluar qe keni investuar prej vitesh ne dijet tuaja, duke studiuar, trajnuar per te dhene maksimumin e mundshem per Triumfin e Jetes!

Intervista me ju ishte nje nga intervistat me mbresëlenëse , inspiruese, nje mesazh I madh per c’do intelektual , grua qe kerkon te rritet ne prfesion dhe te permiresohet ne individualitetin e vet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haaland: Jam një djalosh normal me flokë të gjatë!

Story i radhës

Cuculi rikthehet të Shkëndija

Të fundit nga