“Hirushja” sfidon “Furinë e Kuqe”

min lexim

Mund të konsiderohen edhe si “Hirushja” e Euro 2024. Pasi arritën të kalonin fazën e grupeve, në sezonin e tyre debutues, në një turne madhor të futbollit, tashmë “Kryqtarët” e Gjeorgjisë do të përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku padyshim do të kërkojnë të arrijnë një tjetër rezultat të madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Unai Simon.

Në krahët e fushës jaën Marc Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand. “Dirigjim” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Fabian Ruiz-Rodri-Pedri, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga Nico Williams, Lamine Yamal e kapiteni Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka pozicinuar djemtë e tij, me formacionin defensiv, 5-3-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë heroi i tyre, Giorgi Mamardashvili. Në krahët e mbrojtjes janë Kakabadze e Lochoshvili, me qendrën që mbulohet nga Gvelesiani, Dvali e kapiteni Kashia. Treshja e mesfushës përbëhet nga Kochorashvili, Kiteishvili e Chakvetadze, ndërsa në sulm janë pozicionuar Georges Mikautadze e Kvicha Kvaratskhelia.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Audi do të integrojë ChatGPT-në në modelet e saj për disa arsye

Story i radhës

Zjarr i fuqishëm në Stamata të Greqisë, raportohet një i vdekur! Vijojnë evakuimet, rrezikohen shtëpitë

Të fundit nga