“Himni”, Ministrja Janevska e pranon, BDI-ja arsyeja pse e tërhoqëm ligjin!

December 20, 2024
1 minut lexim

“Si ministre e Arsimit, nuk mund të lejoj të vuajnë pesë ligje të tjera, sepse BDI-së nuk i pëlqen një ligj – të këndohet himni kombëtar”, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska për “Slloboden Peçat”.

Himni kombëtar nuk do të këndohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave, për shkak se Qeveria e tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm pasi pati bllokadë ndaj tij.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se nuk heq dorë nga respektimi i simboleve shtetërore dhe se do të kërkojë ende një mënyrë për të funksionuar në një shoqëri multietnike. Nga ana tjetër, VLEN në pushtet, tërheqjen e Projektligjit e vlerësoi si sukses të saj, sikurse edhe BDI-ja.

Janevska njoftoi se ligji do të përmirësohet dhe se po mendohet se si të zgjidhet respektimi i simboleve shtetërore.

“Himni është simbol i shtetit. Si do ta zgjidhim, do të pajtohemi, por ka edhe ligj për simbolet e shtetit, kështu që ndoshta do t’i përkushtohemi edhe atij ligji”, tha Janevska.

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Humbjet nga hakimet e kriptomonedhave arritën 2.2 miliardë dollarë këtë vit

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,

Volejbollisti përplaset me arbitrin duke e rrëzuar

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të volejbollit për meshkuj ndërmjet Perugias dhe Saint-Nazaire u arbitrua nga rumuni Paul Catalin Szabo-Alexi dhe gjermani Benedikt Geukes. Gjatë sfidës francezi Henri Leon në tentativë për të rikuperuar
ShkoLartë