Himara, regjistrohen partitë, Bejko: Uroj që zgjedhjet “të mos prodhojnë një Beler të dytë”

min lexim

Në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës do të garojnë njëmbëdhjetë Parti Politike.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar subjektet që do jenë pjesë e procesit.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Roland Bejko u shpreh se do të duhej të kishte më shumë mundësi përfaqësimi në Himarë.

“Opozita si PD e zotit Berisha dhe pjesët e tjera do të ishte që në këto zgjedhje të pjesshme në Himarë të prezantoheshin me kandidatë të tyre. Spektri politik është shumë më i gjerë. Do të duhej të kishim mundësi që gjithë ai spekter social që përfaqësohej në Himarë të shprehej në një kuti votimi. Të urojmë që të përfundojë gara pa ndonjë dramë të madhe dhe uroj që këto zgjedhje të mos na prodhojnë një Beler të dytë”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai shtoi se elektorati i djathtë është i ndarë nga berishizmi, ndërsa nënvizoi se për të krijuar një nismë të re është e vështirë.

“Nuk është e lehtë të bësh një parti politike sidomos në Shqipëri. Këtu është ndryshe dhe duhet ta pranojmë që partitë politike tradicionale shqiptare janë të stacionuara në pozicionin e tyre dhe kjo e bën më të vështirë. Është një grup duke biseduar dhe duke gjetur dakordësi me njëri tjetrin. Pasi nëse do të krijosh një nismë të re duhet të bësh mirë hesapet sepse ke përballë një klasë politike 34-vjeçare”, tha Bejko.

Story i mëparshëm

750 mijë euro investime në Kardiokirurgji, Kurti premton përmirësim të kushteve në QKUK

Story i radhës

ATS Group investon 100 milionë dollarë në ndërtimin e një fabrike të re municionesh të kalibrit të vogël në Teksas, SHBA

Të fundit nga