Hill: Jam këtu për të ndërtuar raporte të forta amerikano-serbe

min lexim

Ambasadori i ShBA-ve në Beograd Christopher Hill, duke ju përgjigjur një pyetje në rrjetin social Twitter, theksoi se “nuk bën politikë kundër-serbe dhe është në Serbi pikërisht për të tentuar ndërtimin e raporteve të forta amerikane-serbe”, transmeton “Bota sot”.

Në pyetjen “Kur Amerika do të ndërprejë politikën kundër-serbe dhe të nis të respektojë Serbinë ashtu si e meriton si vend aleat në dy luftëra botërore dhe popull mik “, në të cilën Hill theksoi se Serbia dhe SHBA i lidh shumëçka.

“Na lidh shumëçka, shumë më shumë se çka na ndan dhe mendoj se mund të bëjmë edhe shumë në këtë raport. Ju bind se duke nis nga presidenti Biden dhe tutje, të gjithë janë të interesuar për avancimin e raporteve të tilla“, tha Hill.

Ambasadori amerikan nënvizoi se janë të interesuar për avancimin e raporteve në shumë fusha – ekonomi, politikë, politikë e jashtme…

Hill shtoi se Serbia edhe ShBA duhet të përpiqen të kenë mirëkuptim në lidhje që ndoshta nuk ndikojnë direkt, por rreth të cilave kanë arsye për bashkëpunim.

“Me të vërtetë iu gëzohem raporteve më të fuqishme dhe kjo është ajo për çka jam i përcaktuar”, porositi Hill.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tri shenjat më modeste të Zodiakut

Story i radhës

MAPL me strategji 7-vjeçare për zvogëlimin e qenve në rrugë

Të fundit nga