“Hilet” që duhet të dini, si të zgjidhni dyshekun perfekt për të shmangur të gjitha dhimbjet e trupit

October 18, 2022
1 minut lexim

Ndërkohë që gjithçka është bërë për tu zgjedhur sipas dëshirës do të bënit mirë të ndiqnit dhe këshillën e mjekeve. Nëse sa herë zgjoheni në mëngjes fjalët e para janë “oh sa më dhemb kurrizi,mesi, qafa etj” ka ardhur momenti që ju të zgjidhni dyshekun e duhur për ju.

Dyshekët kanë jetëgjatësi prej shtatë deri në dhjetë vjet, por kjo është me të vërtetë vetëm një vlerësim i përafërt.

“Nëse dysheku juaj merr forma të çuditshme sipas mënyrës që ju flini atëherë është momenti për ta ndërruar atë. Gjithashtu nëse zgjoheni nga gjumi më shumë se tri herë në javë duke u ndjerë i ngurtë dhe i lënduar, dhe kjo nuk ishte për shkak të stërvitjes që keni bërë nj ditë më parë atëherë ai nuk bën për ju.

Mendoni prapa për një moment, se kur ishte hera e fundit që ju fjetët pa dhimbje? Nëse ka qenë ajo kur keni qenë me pushime atëherë dysheku juaj ka filluar të ketë probleme. Mundohuni të kujtoni se çfarë ishte ndryshe në lidhje me këto dyshekë të rehatshëm që ju lanë pa dhimbje – a ishin të fortë? Të but? Të mëdhenj apo të hollë? Krijoni një ide për dyshekun i cili ju bën të zgjoheni pa dhimbje.

Zgjidhni materialin e duhur: Me aq shumë opsione në treg këto ditë, mos dëgjoni shumë për materialet qe ju duhen. Ajo varet nga shijet personale. Varet se çfarë problemesh keni dhe kush material ju duhet ju për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Nëse e keni gjetur atë që duket të jetë dysheku juaj më i mirë për dhimbjet e kurrizit por ende zgjoheni me dhimbje, shqyrtoni eksplorimin e opsioneve të reja të jastëkut ose pozicioneve të ndryshme të gjumit.

“Fjetja në shpinë është në fakt pozicioni më i mirë për shpinën tuaj”, thotë Dr. Breus. Nëse kjo nuk është menjëherë e rehatshme, Fondacioni Kombëtar i Gjumit (NSF) sugjeron marrjen e një jastëku për ta vendosur poshtë shpinës suaj.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një lajm i mirë për Milanin

Story i radhës

Fajon: Përkrahim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë