Higuain dhuron spektakël me tre gola

min lexim

Gonzalo Higuain, sulmuesi i Inter Miami, duket se nuk e ka humbur vesin e golit dhe kjo është parë natën mes së shtunës dhe së dielës.

Futnollisti argjentinas ka qenë protagonist absolut gjatë natës me një tregolësh prej kampioni të vërtetë. Ndeshja ka përfunduar 4-4 dhe tre gola nga Pipita.

Ish-sulmuesi i Juventus-it, kundër Cincinnati-t, e ka shënuar golin e parë me një goditje dënimi të mrekullueshme. Më pas ka ardhur goli klasik i një qendërsulmuesi me eksperiencë, shmangie e portierit dhe 2-1. Në fund, ka ardhur goli i tretë me penallti.

Në fundin e ndeshjes ka patur kohë edhe për emocione të tjera në ndeshje, por Higuain është ndalur në  tre gola. Ka qenë, në fakt, mbrojtësi McVey që ka shënuar golin e barazimit 4-4 në minutën e 97-të.

Duhet theksuar se golat e ish-sulmuesit të Juventus-it kanë ardhur të gjitha në pjesën e parë të ndeshjes. Ky ka qenë tregolëshi i parë i Pipita-s në MLS.

Në rrjetet sociale është bërë virale kryesisht goditja e tij e dënimit, ose më saktë goli i parë i mbrëmjes i shënuar nga argjentinasi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ndalet Putin, del me paralajmërimin e papritur: Përgjigjemi me shpejtësi rrufe!

Story i radhës

Nano, urdhër të prerë efektivëve: Patrulloni dhe filmoni çdo manovër të rrezikshme

Të fundit nga