“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji është përsëri i sigurt për pije

April 19, 2025
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët në Prizren se uji sërish është i sigurt për pije.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie edhe furnizimi është kthyer në normalitet, pas intervenimeve të fundit.

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se pas përfundimit të punimeve dhe stabilizimit të rrjetit të furnizimit me ujë, uji tashmë është i sigurt për pije. Furnizimi me ujë është rikthyer në normalitet edhe në zonat që ishin të prekura nga turbullirat”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor.

Kompania ka shprehur mirënjohje për durimin dhe mirëkuptimin e konsumatorëve.

KRU “Hidroregjioni Jugor” të premten pat njoftuar konsumatorët se uji nuk është i sigurt për pije.

Sipas njoftimit të ditës së premte gjatë punimeve ishin paraqitur turbullira në rrjetin e furnizimit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pentagoni: SHBA do të përgjysmojnë numrin e trupave ushtarake në Siri

Story i radhës

Olivia Attwood shfaqet joshëse me një minifund dhe jelek gri

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë