Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i së tetës së finales së Kupës.
16 skuadrat e mbetura i kanë mësuar kundërshtarët e tyre të kësaj faze, në kërkim të çerekfinales së kësaj gare prestigjioze të futbollit kosovar.
Drita – Dukagjini dhe Prishtina – Suhareka, janë dy duelet që do t’i vënë përballë ekipet e Superligës.
Mrekullia Rilindja 1974, e cila e eliminoi Ballkanin në të 16-ën e finales, do të ketë punë me Ferizajn, kurse Llapi do t’i bëjë konak Vushtrrisë.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen para stinorit pranveror në Albi Mall Superligë.
Ndeshjet
Vëllaznimi – Gjilani
Feronikeli 74 – Prishtina e Re
Llapi – Vushtrria
Prishtina – Suhareka
Ferizaj – Rilindja 1974
Drita – Dukagjini
Dinamo – Malisheva
Trepça – Drenica
Burimi: botasot.info