​Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet e turit të dytë

October 3, 2023
1 minut lexim

Në ambientet e shtëpisë së futbollit shqiptar është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/32-ave. Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria ishin skuadrat që u kualifikuan nga raundi paraeliminator.

Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Garave në FSHF u mësuan edhe çiftet e këtij turi, me ndeshjet që do të luhen të gjitha më datën 18 tetor 2023. Ndërkohë, çiftet e kupës janë si më poshtë:

Bylis – Murlani (C1)

Kastrioti – Shkumbini (C2)

Skënderbeu – KF Delvina (C3)

Dinamo City – Iliria (C4)

Flamurtari – AF Luftëtari (C5)

Tomori – Shënkolli (C6)

Korabi – Devolli (C7)

Apolonia – Naftëtari (C8)

Luz i Vogël 2008 – Butrinti (C9)

Besa – Sopoti (C10)

Lushnja – Labëria (C11)

Burreli – Valbona (C12)

Oriku – Pogradeci (C13)

Turbina – Veleçiku (C14)

Besëlidhja – AF Elbasani (C15)

Tërbuni – Vora (C16)

Ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave përcaktohen në vetëm një takim. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator (Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria).

Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sulm i armatosur në një qendër tregtare në Bangkok, 3 të vdekur

Story i radhës

Vrasjet e bandës së Haxhiut, Lala: Si u përplasën rrjetet e fuqishme të kokainës

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë