Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e shpërthimit të një granate dore, kanë mbetur të plagosur 9 persona.

Dyshohet se një person ka hedhur një granatë dore në Tregun e Kafshëve në Prizren, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.

Policia bën të ditur se janë identifikuar tre të dyshuar.

“Sot me date 22.11.2023 rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e parë është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, bën me dije policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Miss Grand International, flet bukuroshja Angela Tanuzi

Story i radhës

​“Nuk e di nëse do të qëndrojë”, Mourinho flet për të ardhmen te Roma

Të fundit nga