Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Ky i fundit, tha së ndjehet i alarmuar pas arrestimeve të fundit në veri të Kosovës.
Bytyçi u shpreh se deklaratat e Borellit janë pro-serbe dhe i shërbejnë kriminelëve të Beogradit.
“Nga ana tjetër une kam një dyshim në këto deklarata: – Pse Borrell është kaq shumë i shqetësuar se mos fillon një konflikt i armatosur në veri të Kosovës?
A mos ka drojë se në këtë luftë do të ndodhë zhbërja përfundimtare e Serbisë përmes dezintegrimit prej saj të hungarezve, shqiptarëve të Luginës, boshnjakëve të Sanxhakut etj?! Mos ndoshta ka informacione se një luftë ose konflikt i kufizuar në veri të Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve do të çojë në largimin e serbëve prej këtij territori”, shkroi profesori në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Joseph Borrell ka folur sot dhe sërishmi ka dënuar Kosovën, më saktë për stërvitjen e FSK-së dhe arrestimet e kriminelëve serbë. Madje për arrestimet thotë se ato bëhen në mënyrë të jashtëligjshme. Se cili ligj i Borrellit i mbron terroristët kriminelë, si ata që janë arrestuar, këtë mund ta dijë vetëm ai!
Por i ngarkuari për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Europë duhet ta dijë se deklaratat e tij kundër Kosovës dhe pro-Serbisë i shërbejnë vetëm kriminelëve të Beogradit të lidhur me Serbinë. Nga ana tjetër une kam një dyshim në këto deklarata: – Pse Borrell është kaq shumë i shqetësuar se mos fillon një konflikt i armatosur në veri të Kosovës?
A mos ka drojë se në këtë luftë do të ndodhë zhbërja përfundimtare e Serbisë përmes dezintegrimit prej saj të hungarezve, shqiptarëve të Luginës, boshnjakëve të Sanxhakut etj?! Mos ndoshta ka informacione se një luftë ose konflikt i kufizuar në veri të Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve do të çojë në largimin e serbëve prej këtij territori?!
Pse Borrell është kaq i shqetësuar për zbatimin e ligjit në veri të Kosovës?! Cili është qëllimi i tij?! A nuk është ky qëndrim i tij pro-serb një provë tjetër se Joseph-i ka si axhendë ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë?!