“Hi Mum!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp! Ekspertët: Janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

May 5, 2025
1 minut lexim

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim për një skemë mashtrimi në rritje në WhatsApp, e njohur si mashtrimi “Hi Mum”. Sipas mediave të huaja, kjo skemë ka mashtruar përdoruesit me mbi 490 mijë paund vetëm në vitin 2025, duke përdorur tashmë edhe teknologjinë e imitimit të zërit me inteligjencë artificiale.

Bëhet me dije se mashtrimi fillon me një mesazh si “Hi Mum” apo “Hi Dad”, ku personi pretendon se ka humbur telefonin dhe nuk ka akses në bankë. Pasi fiton besimin e viktimës, mashtruesi kërkon para për qira apo për një telefon të ri. Tani, për të shtuar bindshmërinë, përdorin AI për të gjeneruar mesazhe zanore me zërin e fëmijës ose të një të afërmi. Eksperti i sigurisë Jake Moore shpjegon se këta mashtrues përdorin zëra të marrë nga rrjetet sociale për të krijuar imitues të përsosur.

“Edhe nëna ime nuk e kuptoi që ishte zëri im i gjeneruar nga AI,” thotë ai.

Mediat e huaja shkruajnë se mashtrimi nuk kufizohet vetëm në “Hi Mum”, por mund të paraqiten si djem, vajza, apo edhe si miq të afërt, duke përdorur informacione të mbledhura nga rrjetet sociale për të krijuar histori të besueshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dembele gëzon PSG-në

Story i radhës

Hyseni: Për herë të parë gjatë këtij mandati, ofruam shërbime logopedike në shkolla

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë