Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e lideri të saj Hassan Nasrallah, pas sulmeve ajrore izraelite në Liban.
Ky grup është zotuar se do të vazhdojë betejën kundër Izraelit.
“Liderishipi i Hezbollahut është zotuar të ndjekë rrugën e martirëve tanë dhe sakrificës së tyre dhe të vazhdojnë xhihadin e tyre në konfrontimin e armikut – duke mbështetur Gazan dhe Palestinënë dhe duke mbrojtur Libanin dhe popullin e saj”, thuhet në kumtesën e tyre.
Në anën tjetër, ushtria izraelite ka njoftuar se ka arritur të eliminojë kreun e Hezbollahut gjatë sulmeve ajrore.
E nga Irani janë zotuar se Libani do ta bëjë Izraelin të “pendohet për veprimet e saj”, duke kërcënuar haptazi me vazhdim të luftës.
Burimi: botasot.info