hetuesi bullgar shoferi fajtor per aksidentin e autobusit te besa trans 61feb7000d784

Hetuesi bullgar: Shoferi fajtor për aksidentin e autobusit të “Besa Trans”

February 5, 2022
1 minut lexim
Aksidenti ne Bullgari 1 780x439 1 1

Në autobusin e aksidentuar në Bullgari nuk ka pasur lëndë të ndezshme. Shkaku i aksidentit është padyshim një gabim njerëzor. Nga provat dhe ekspertizat është konstatuar se tragjedia në autostradën e Strumës është shkaktuar nga sjellja e shoferit. Kështu tha hetuesi bullgar Mladen Petrov në një intervistë për median bullgare “BTV” për aksidentin tragjik në të cilën humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Mladen Petrov, hetues

“Sjellja e shoferit është arsye pse ka ndodhur ajo situatë dhe për të zhvilluar aksidenti që përfundoi me këtë rezultat”.

Sipas tij, të gjitha spekulimet për praninë e lëndëve të ndezshme në autobus janë kontrolluar dhe është vërtetuar se nuk ka pasur materiale të tilla.

Mladen Petrov, hetues

“Në situatën specifike, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka sjellë depërtimin dhe shkatërrimin e elementëve strukturorë, shtypjen e rezervuarit, ngjeshjen e përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shkëndija të bollshme të shkaktuara nga fërkimi në të cilin arrihet temperatura dhe presioni i nevojshëm për ndezjen e karburantit”.

Lidhur me spekulimet se incidenti ka ardhur si pasojë e shënimeve në autostradë të Strumës, Petrov tha se me të vërtetë shenja horizontale, shenja anësore është pak e zbehur, por nuk është e padukshme, sipas tij mesi, vija qëndrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ash jemi per 8 njesi zgjedhore dhe me lista te hapura 61feb5d604d49
Story i mëparshëm

ASH: Jemi për 8 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura

tetove brenda nje ore tre qytetare kafshohen nga qente endacak 61febce28ab5b
Story i radhës

Tetovë, brenda një ore tre qytetarë kafshohen nga qentë endacak!

Të fundit nga

ShkoLartë