hetimi per tragjedine e besa transit mund te zgjerohet shume shpejte 67fe6ee1c7c20

Hetimi për tragjedinë e Besa Transit mund të zgjerohet shumë shpejtë

April 15, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e krimit të organizuar është duke zgjeruar hetimin për rastin “Besa Trans”. Kështu bëjnë të ditur për Alsat burime të besueshme nga ky organ, duke dashur të qëndrojnë anonim për shkak ndjeshmërisë së sekretit hetimor. Burime nga grupi hetimor thonë se është duke u punuar në disa pista, ndërsa nën dyshimet e para janë përfshirë kryesisht nëpunës dhe ish struktura udhëheqëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Transportit dhe Lidhjeve.

Jo zyrtarisht mësohet se krimi i organizuar ka saktësuar përgjegjësinë e personave të caktuar, por është duke punuar në mënyrë shtesë për të zbardhur motivin dhe interesat e mundshme financiare për dhënien e licencave, falsifikimin e tyre, mundësinë për të kaluar kufirin pa kontrolle dhe tejkalimin e kontrolleve teknike sa për sy e faqe. Për këtë strukturë organizative të paktën tre persona janë në skemën e Prokurorisë së krimit të organizuar si të dyshuar kryesorë për aksidentin tragjik në nëntor të vitit 2021.

Aktualisht gjykimi për Besa Trans ndodhet në fazë rigjykimi, pasi në dhjetorë të vitit kaluar Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim. I akuzuar është pronari i kompanisë Besa Trans, Bekim Haxhiu, ndërsa subjekti i tij u gjobit me 800 mijë denarë. Aksidenti fatal ndodhi më 23 nëntor 2021 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.

Shumica parlamentare ka paralajmëruar se për tragjedinë e Besa Trans dhe tragjeditë tjera në Kuvend së shpejti do të ketë një Komision anketues. /Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

ndikimi gjenetik ne interesin politik eshte me i forte ne familjet me te ardhura te larta 67fe6aa6a96c2
Story i mëparshëm

Ndikimi gjenetik në interesin politik është më i fortë në familjet me të ardhura të larta

fetai korrupsioni perben kercenim serioz per zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional 67fe6ee1c8194
Story i radhës

Fetai: Korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional

Të fundit nga

ShkoLartë