Prokuroria e posaçme vijon hetimet për zbardhjen e vrasjeve të katër protestuave në demostratën e 21 janarit. Të hënën janë thirrur në SPAK ku kanë dhënë sqarime ish-kryetar I komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj që ka marrë pjesë si protestues. Mësohet se Kaçaj ka dhënë sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni.
Më pas në prokurori ka dhënë dëshminë edhe ish deputeti socialist Armando Prenga. Edhe ky I fundit është pyetur në lidhje me protestën e mbajtur në 21 janar.
Më herët janë pyetur edhe ish deputet apo deputet aktuale, si dhe ish- zyrtare të policisë së kohës. Spak po kryen hetime për vrasje në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa hetimet nisën pas vendimit të gjykatës së lartë dhe me kërkesë të familjarëve të viktimave, që dyshojnë se të përfshirë në vrasje rezultojnë funksionarë të lartë shtetërorë përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e brëndshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës së Republikës.
vijon hetimet për zbardhjen e vrasjeve të katër protestuave në demostratën e 21 janarit. Të hënën janë thirrur në spak ku kanë dhënë sqarime ish-kryetar I komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj që ka marrë pjesë si protestues. Mësohet se Kaçaj ka dhënë sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni.
Burimi: botasot.info