Hetime për trafikim me njerëz, ish-kikboksieri Andrew Tate arrestohet në Rumani

Ish-kikboksieri Andrew Tate dhe vëllai i tij janë arrestuar në Rumani në kuadër të hetimit lidhur me dyshimet për trafikim me qenie njerëzore, raportuan sot mediat vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tate dhe vëllai i tij, Tristian, të cilët ishin nën hetime që nga muaji prill dhe dy të dyshuar të tjerë u ndaluan për 24 orë.

“Katër të dyshuarit duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të bëjnë përmbajtje pornografike që kishte për qëllim nxjerrjen në faqet e internetit të specializuara për një kosto”, thuhet në deklaratën e prokurorëve të Departamentit kundër krimit të organizuar.

Hetuesit identifikuan 6 viktima të dyshuara që ishin shfrytëzuar seksualisht nga grupi, tha Departamenti.

“Nuk mund të japim asnjë detaj për momentin lidhur me raportet e supozuara se ata janë arrestuar. Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin maksimal për autoritetet rumune. Do të asistojnë dhe ndihmojnë në çdo mënyrë që ata munden”, tha zëdhënësi i Tate tha për “Daily Mirror”.

Autoritetet përdorën postimin e Tate-s në mediat sociale në të cilin ai tallte zinxhirin e picave rumune, Jerry’s Pizza, për të konfirmuar se ishte në vend.

Lëvizja erdhi pasi aktivistja e klimës Greta Thunberg iu përgjigj një postimi të Tate-s, ku ai mburrej për koleksionin e automjeteve të tij.

Tate, ndikues kontrovers në internet, është ndaluar nga një numër platformash të mediave sociale për shprehjen e pikëpamjeve ekstreme, duke përfshirë edhe atë se gratë mbajnë njëfarë përgjegjësie për sulmet seksuale.





Story i mëparshëm

Melinda Ademi “shkrryhet” me veshje provokuese

Story i radhës

Mianmar, ish-udhëheqësja Suu Kyi dënohet me 7 vite të tjera, në total 33 vite burg

Të fundit nga