hetemi takon ish te burgosurit politike pergatitet forumi i perbashket 6ab2bf950ef5a

Hetemi takon ish-të burgosurit politikë, përgatitet forumi i përbashkët

September 22, 2026
1 minut lexim

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, zhvilloi takim pune me përfaqësues të Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e një forumi të përbashkët, kushtuar përvojave dhe dëshmive të ish-të burgosurve politikë të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan temat, objektivat dhe aspektet organizative të forumit, i cili parashihet të mbahet në kuadër të kolanës “ZÁ N’KUJTESË”. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për mbledhjen dhe dokumentimin e dëshmive, identifikimin e materialeve personale, si dhe përfshirjen e rrëfimeve të familjarëve.

Forumi synon të krijojë hapësirë për trajtimin e përvojave të ish-të burgosurve politikë dhe pasojave të represionit mbi ta dhe familjet e tyre, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

IKKL-ja dhe Shoqata shprehën përkushtimin për bashkërendimin e aktiviteteve përgatitore dhe realizimin e forumit, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në dokumentimin dhe ruajtjen e këtyre dëshmive.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

811170301 18627772576018276 4140368040545402616 n
Lajmi i mëparshëm

Adrian Hadribeaj, krenaria shqiptare e MMA në SHBA, takon Edi Ramën në Michigan: Një ëndërr e madhe për Tiranën

urdher arresti ndaj vlora hysenit afp nje tjeter goditje per ramen qeveria perballet me tronditje te madhe politike 6ab2c010aefec
Lajmi i radhës

Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, AFP: Një tjetër goditje për Ramën, qeveria përballet me tronditje të madhe politike

Të fundit nga

ShkoLartë