Heta tregon rreziqet e konsumimit të mishit të derrit të sëmurë nga Murtaja Afrikane

July 17, 2023
1 minut lexim

Të hënën është regjistruar rasti i parë në Kosovë me sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrit, në një fermë të derrave në Kllokot.

Sadik Heta, drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUV thotë se kjo sëmundje nuk bartet te njerëzit, megjithatë, ai thotë se ngrënia e mishit të derrit të sëmurë mund të sjellë probleme me shëndet.

“Nuk preferohet të konsumohet për arsye se mortaliteti është i lartë te kjo sëmundje. Nuk preferohet të konsumohet mishi i derrave për arsye se është një virus që shkakton probleme në hemorragji të lëkurës, në hemorragji edhe nga hundët mirëpo edhe në pjesë tjera të trupit.

Mirëpo edhe në organet e brendshme shkakton hemorragji dhe lezione të ndryshme të këtij virusi. Pra nuk preferohet që të konsumohet. Kjo sëmundje nuk është zeonozë, është sëmundje me karakter ekonomik. Pra humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha nga përhapja e kësaj sëmundje”, ka thënë Heta

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aubameyang arrin marrëveshje me Marseille

Story i radhës

Mlladenovska: ISHSSH nuk ka marrë njoftim për rastin e të porsalindurit të vdekur në Manastir

Të fundit nga

ShkoLartë