heshtje skandaloze per letren rama vuqic reagon nela akt tradhtie ndaj kosoves 69a6c3ae2d741

Heshtje skandaloze për letrën Rama–Vuqiç – Reagon Nela: Akt tradhtie ndaj Kosovës

March 3, 2026
1 minut lexim

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj një letre të përbashkët të publikuar në një gazetë gjermane nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Nela shprehet i habitur dhe kritik ndaj mediave dhe klasës politike në Tiranë e Prishtinë, duke theksuar se “askush dhe asnjë gazetar” nuk e ka trajtuar këtë letër, të cilën ai e cilëson si “akt tradhtie ndaj shqiptarëve”.

Sipas tij, vëmendja publike është përqendruar në zhvillime ndërkombëtare, ndërsa është anashkaluar një çështje që, siç thotë ai, “dëmton interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës”.

Nela ngre disa pyetje publike lidhur me veprimin e Ramës, duke kërkuar sqarime mbi bazën politike dhe kushtetuese të qëndrimeve të shprehura në letrën e përbashkët me Vuçiçin. Ai pyet se kush e ka autorizuar kryeministrin shqiptar për të folur “me një zë me Vuçiçin në emër të shqiptarëve” dhe nëse ekziston një vendim politik që mbështet qëndrimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa të drejta të plota.

Postimi i plotë:

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cmimi i karburantit ne rritje pas tensioneve ne lindjen e mesme konfindustria te merren masa per te frenuar shtrenjtimin ne shqiperi 69a6c3946c3fe
Lajmi i mëparshëm

Çmimi i karburantit në rritje pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Konfindustria: Të merren masa për të frenuar shtrenjtimin në Shqipëri

sekretari i pergjithshem i nato s rutte maqedonia e veriut luan dhe vazhdon te luaje nje rol te rendesishem ne ruajtjen e stabilitetit ne ballkanin perendimor 69a6eb209dd20
Lajmi i radhës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Maqedonia e Veriut luan dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet
ShkoLartë