ambasadori francez rruga per ne be kalon permes ndryshimeve kushtetuese 69c94f8e5eed4

Ambasadori francez: Rruga për në BE kalon përmes ndryshimeve kushtetuese

March 29, 2026
1 minut lexim
ambasador

Ndryshimet kushtetuese janë kushti që duhet tejkaluar për hapjen e klasterëve negociues mes BE-së dhe RMV-së, vlerëson ambasadori francez në Shkup, Kristof Le Rigoler, i cili në intervistë për Radio Evropa e Lirë, deklarohet i prerë se korniza negociuese e miratuar në vitin 2022, nuk do të ndryshojë, sepse ajo ekziston dhe është pranuar nga të gjithë.

Sipas ambasadorit në kontekstin aktual është e rëndësishme të përmirësohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

KRISTOF LE RIGOLER – AMBASADOR I FRANCËS NË RMV

“Procesi eurointegrues i RMV-së kalon përmes miratimit të amendamenteve kushtetuese. Kjo është çështja e parë. Çështja e dytë është dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe këtu duhet të jetë shumë e qartë se ideja nuk është të hapet një dialog bilateral për të rinegociuar kompromisin e vitit 2022 apo diçka tjetër. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kompromisi evropian është një dokument evropian, jo një dokument bilateral maqedono-bullgar”.

Rigoler deklaon se Franca ka tre ekspertë teknikë ndërkombëtarë që punojnë në Ministrinë për Çështje Evropiane, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Drejtësisë.

KRISTOF LE RIGOLER – AMBASADOR I FRANCËS NË RMV

“Mendoj se ka disa tema të ndryshme. Do të filloja, dhe është logjike, me klasterin e vlerave themelore, sepse pikërisht nga ky klaster gjatë negociatave gjithçka do të fillojë dhe gjithçka do të përfundojë. Ky do të jetë klasteri i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet. Kjo është shumë e rëndësishme sepse këtu përfshihen të gjitha temat – drejtësia, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit”

Ai sqaroi se për hapjen e këtij klasteri, Maqedonia e Veriut duhet të dorëzojë tre dokumente: një udhërrëfyes për administratën publike, një udhërrëfyes për reformën në sundimin e ligjit dhe një plan veprimi për pakicat.

Ambasadori francez ka folur edhe për agjendën reformuese dhe vonesat në reformat kyçe ligjore si Kodi i ri zgjedhorë dhe reformat në sistemin gjyqësor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherr per nje vendparkim ne gostivar sulmohet fizikisht 24 vjecari nga zhelina 69c933954fce1
Lajmi i mëparshëm

Sherr për një vendparkim në Gostivar: Sulmohet fizikisht 24-vjeçari nga Zhelina

mbi 75cm bore ne koder te diellit sezoni i skijimit vazhdon dhe sjell turiste te huaj 69c96a6199be1
Lajmi i radhës

Mbi 75cm borë në Kodër të Diellit! Sezoni i skijimit vazhdon dhe sjell turistë të huaj

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë