cmimi i karburantit ne rritje pas tensioneve ne lindjen e mesme konfindustria te merren masa per te frenuar shtrenjtimin ne shqiperi 69a6c3946c3fe

Çmimi i karburantit në rritje pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Konfindustria: Të merren masa për të frenuar shtrenjtimin në Shqipëri

March 3, 2026
1 minut lexim

Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga tensionet, e gjithë frika që vjen pas është ndikimi që mund të sjellë te tregu i hidrokarbureve.

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik, ndërsa thekson nevojën që qeveria shqiptarë duhet të marrë masa që t’i paraprihet çdo situate.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kina denon sulmet mbi iran 69a6c2ca66143
Lajmi i mëparshëm

Kina dënon sulmet mbi Iran

heshtje skandaloze per letren rama vuqic reagon nela akt tradhtie ndaj kosoves 69a6c3ae2d741
Lajmi i radhës

Heshtje skandaloze për letrën Rama–Vuqiç – Reagon Nela: Akt tradhtie ndaj Kosovës

Të fundit nga

Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe forcat e tij detare kryen sulme të koordinuara me raketa dhe dronë ndaj katër bazave ajrore amerikane mbrëmjen e së dielës, duke synuar
ShkoLartë