Heshtje në Këshillin Gjyqësor për pensionimin e Kacarskës

July 5, 2024
min lexim

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nën arsyetimin se mund ta dëmtojë procedurën, nuk dëshiron të komentojë në lidhje me letrën e dërguar në Kuvend, ku informon për pensionimin e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska.

Në një bisedë joformale me gazetarin e Alsat, Dameva, tha se pasi të mbarojë procedura do të sqarohet, ndërkaq është e gatshme të bartë përgjegjësi për çdo veprim të saj.

Në letrën e dërguar në Kuvend, e cila është e firmosur nga Dameva, thuhet se gjykatësja Kacarska ka dalë në pension që në 30 qershor të vitit 2022, ndërsa gjykatësja që del në pension, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e gjykatësit kushtetues dhe kjo arsyetohet me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Duke e pasur parasysh të theksuarën, ndërkaq pas miratimit të vendimit të fundit (të katërt) me të cilën është konstatuar ndalim i mandatit të anëtarit të Këshillit, është e përshtatshme që të ju informoj, për shkak të njoftimit tuaj dhe veprimit të mëtutjeshëm eventual në lidhje me mandatin e gjykatësit të emëruar”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Por, mendim të ndryshëm ka kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë që të mos bëhet paralele mes mandatit të gjykatësit kushtetues dhe anëtarit të Këshillit Gjyqësor.

“Unë nuk e di, nuk e kam parë me relevancë përmbajtjen e kësaj iniciative, nuk e di nëse dhe si Kuvendi do të vepronte. Për këtë arsye, do të përmbahesha që të komentoj për këtë çështje. Ajo që është me rëndësi, nëse është relevante në disa prej mediave, nuk mund të bëhet paralele mes anëtarësisë në Këshillin Gjyqësor dhe anëtarësisë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Çështja e ushtrimit të funksionit të gjykatësit Kushtetues, rregullohet me nenin 111, paragrafi 4 i Kushtetutës, i cili megjithatë nuk parasheh ndërprerje të mandatit për shkak të plotësimeve të kushteve për pension.

“Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon funksioni nëse paraqet dorëheqje. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të shkarkohet nga detyra nëse dënohet për vepër penale me dënim të pakusht me burg me më së paku gjashtë muaj ose kur përgjithmonë do ta humb aftësinë për ushtrimin e funksionit të tij, të cilën e verifikon Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Kushtetutën e RMV-së, neni 114, paragrafi 4.

Ndërprerja e mandatit të gjykatësit kushtetues për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim, nuk është e njohur si praktikë. Në fakt, gjykatësja Kacarska, në rrethana të këtilla do të duhej t’i ndërpritej mandati që më 30 qershor të vitit 2022, derisa ka qenë duke e ushtruar pozitën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kacarska para se të bëhet gjykatëse kushtetuese ka ushtruar detyrën e gjykatësit në Gjykatën Penale të Shkupit.

Ndër lëndët më të nxehta që ka punuar është “Tanku”, në të cilin u dënuan ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministren e brendshme, Gordana Jankullovska. Kacarska do të mbahet mend edhe për rastin e 27 prillit, ku dënoi të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të.

Pikërisht për këto lëndë, OBRM-PDUKM-ja e cila momentalisht është në pushtet, gjatë kohës derisa ishte në opozitë ishte kritikuese e ashpër e Kacarskës. Madje, sipas tyre, Kacarska është bërë gjykatëse kushtetuese, pikërisht si shpërblim për aktgjykimet e shqiptuara kundër funksionarëve dhe pjesëtarëve të OBRM-PDUKM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Investimi gjermano-belg në Shkup, Bytyqi: VMRO mburret me investimet e planifikuara nga kabineti im

Story i radhës

Ademi: Asnjë lider nga VLEN-i s’mund të krahasohet me Ali Ahmetin

Të fundit nga

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të mbahet në dhjetor. Megjithatë, nuk dihet nëse në agjendën e këtij takimi, temë diskutimi do
ShkoLartë