Heshtja e bardhezinjëve është për t’u duartrokitur

min lexim

Gabimet e arbitrave janë ekzistente në futboll, në çdo kohë. Pavarësisht hyrjes së VAR, sërish vendimet e marra janë njerëzore dhe për këtë arsye nuk do të mbërrijmë kurrë në pikën që drejtësia të jetë e pagabueshme.

Në ndeshjen e fundjavës Juventusi është vjedhur hapur ndaj Salernitanas.

Bardhezinjëve iu mohua një gol i rregullt pasi u hoq keq vija e pozicionit jashtë loje. Por vërtet interesante ishte fakti se kjo skuadër nuk bëri asnjë reagim për arbitrat.

“Tuttosport” ka zbardhur edhe arsyen teksa thuhet se Juventusi nuk po e komenton vendimin skandaloz pasi duan të ruajnë qetësinë në ekip dhe nuk duan t’u japin shkas lojtarëve për t’u justifikuar para Champions League. Juventusi do të ndeshet me Benfican në Torino pas humbjes së marrë me PSG. Fitorja është e vetmja rrugë që kjo skuadër të jetë më afër kalimit të mëtejshëm.
Një shembull perfekt ky edhe për ekipet shqiptare që komentojnë vazhdimisht në mënyrë të ashpër gabimet e arbitrave dhe më pas rrëshkasin në një rrugë pa kthim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mitsotakis – Kovaçevski: Po punojmë për pavarësi energjetike

Story i radhës

Aksident fatal në Ohër! I moshuari ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni

Të fundit nga