Heroizmi i Jasharëve, raportimi për luftën në Prekaz

Për heroizmin e familjes Jashari, në luftimet kundrejt forcave ushtarake e policore serbe, që u shndërrua në Epope, u organizuan shumë manifestime të ndryshme në shenjë nderimi për flijimin e tyre për lirinë e Kosovës.

Për heroizmin e pashoq të kësaj familjeje të madhe, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhej vendi, ishte e nevojshme të bëhej e ditur në të gjitha vendet e botës, se çfarë po ndodhte në Kosovës, më konkretisht, në Prekaz.

Kështu, u pa e udhës që të bëhej informimi në vendet e botës, qoftë përmes filmimeve, qoftë përmes fjalës-lajmeve.

Për të bërë një punë të tillë, u shfaqën njerëz të guximshëm që do ta çonin mesazhin në vend, për ta bërë të përbotshme ngjarjet e ndodhura në Prekaz dhe në Kosovë.

Ndër ata që kryen këtë punë, ishin Haqif Mulliqi, gazetar dhe Bekim Shyti, ish-komandant i UÇK-së, të cilët sonte janë ftuar në RTK Prime për të evokuar ngjarjet e 5,6,7 Marsit, në Prekaz.

Bekim Shyti, i cili ishte kthyer nga Gjeneva, luftimet në Prekaz e gjetën në atdhe dhe, sikundër kujtoi ngjarjet e kohës, ai, bashkë me babain me fqiun e tij, kishin shkuar në Prekaz për të parë se çfarë kishte ndodhur atje. Falë zhdërvjelltësisë së tij, me një fotoaprat ka  marrë pamje nga luftimet e zhvilluara në Prekaz, të familjes Jashari kundrejt forcave policore e ushtarake serbe.

“Ngjarjen  në Prekaz nuk e imagjinoja se mund të ndodhte kështu në këtë kohë”, tha ish-komandanti i UÇK-së, Bekim Shyti.

Ndërsa gazetari Haqif Mulliqi, i cili kishte vizituar familjen Jashari edhe më herët, që në sulmin e parë në vitin 1991, ndërsa vite më vonë, Shpresa Mulliqi, kishte realizuar një intervistë me Hamëz Jasharin, mes tjerash, evokoi ngjarjen e masakrës së Qirezit, për të vijuar në ngjarjet e 5.6.7 Marsit -Epopesë së UÇK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shefi i NATO-s përshëndet legjislacionin e ri të Suedisë kundër terrorizmit që përfshin PKK-në

Story i radhës

Kajtazi tregon kush e ndali iniciativën për shfuqizimin e Speciales, ia përmend Musliut përgjimet e Prontos

Të fundit nga