​Heqja e vizave, Sveçla thotë se nuk ka ikje masive të qytetarëve drejt BE-së

January 19, 2024
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj disa raportimeve për “ikje masive” të qytetarëve drejt vendeve të BE-së pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, duke thënë se ato janë të pavërteta.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka theksuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur hyri në fuqi heqja e regjimit pa viza, e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3.687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2.408 autobusë.

“Për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3.511 autobusë ndërsa kanë dalë nga pikat kufitare 3.731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalë këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas tij, një gjë e tillë demantohet nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit dëshmohet se nuk bëhet fjalë për ikje masive të qytetarëve apo flukse të autobusëve.

“Procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për çka u jam mirënjohës stafit të aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje, si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”, ka thënë Sveçla.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Presidenti i Napolit nën hetim nga Prokuroria e Romës

Story i radhës

“Propozimi për Kosovën i shëmtuar dhe i papjekur”, Gjikondi: Basha në fjalën e tij prodhoi më shumë politikë se realitet

Të fundit nga

​Sonte finalja e Ligës së Konferencës

Finalja e Ligës së Konferencës UEFA 2025 zhvillohet sot, në orën 21:00 sipas kohës në “Stadion Wrocłaë” (i njohur gjithashtu si Tarczyński Arena) në qytetin Ërocłaë të Polonisë . Kjo është finalja
sqmken
ShkoLartë