Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, deklarohet Ambasada e Gjermanisë

min lexim

Janë bërë më shumë se një vit prej se janë vendosur masat ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës të sigurisë në veri të vendit.

Përveç krerëve shtetërorë në Kosovë që kanë kërkuar largimin e këtyre masave, një gjë të tillë është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjen e Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Josep Borrell.

Për heqjen e këtyre masave Kosova ka marrë mbështetja edhe nga Gjermania.

Në një përgjigje nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë theksuar se shteti gjerman mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës.

Nga Ambasada gjermane megjithatë shtojnë se ambasadori Rohde ka deklaruar se vendimi do të merret nga të gjitha shtetet anëtare.

“Siç ka thënë vazhdimisht ambasadori gjerman në Kosovë, Gjermania mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendimi tani u takon vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar klima e nevojshme e favorshme për të arritur konsensusin e kërkuar”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Story i mëparshëm

Biden mbron retorikën e tij kundër Trumpit

Story i radhës

Shqipëria “digjet” nga i nxehti, si do të jenë temperaturat sot

Të fundit nga