Heqja e barrikadave, KFOR njofton për operacionin e fundit në veri – ja çfarë po ndodhë

January 3, 2023
1 minut lexim

Misioni KFOR në Kosovë po kryen disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.

Në një njoftim, të misionit thuhet se kjo po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Misioni #KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vet ato.

Ndërsa vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edoni është shumë keq pas nominimit

Story i radhës

Përplasjet e helikopterëve në Australi, vazhdojnë hetimet

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë