Në emisionin Klan Debat rreth çështjes së heqjes së 20% nga Kushtetuta deputetët e partive shqiptare thonë se kjo gjë së shpejti do të ndryshohet me hapjen e Kushtetutës por duhet angazhim maksimal për të arritur 2/3 dhe duhet përkrahur edhe nga partitë maqedone.
”Duhet parë nga këndvështrimi i rëndësisë shtetërore, pra kjo i konvenon edhe LSDM-së dhe VMRO-së pra edhe ata duhet të kontribojnë sepse është në të mirën e raporteve ndëretnike, ne nuk po bëjmë asgjë të veçante por po luftojmë dhe kërkojmë të drejtat tona që duheshin shumë më herët të rregullohen, mos të duket kjo si triumfalizëm por si fitore e gjithë shtetit dhe shqiptarëve” – deklaroi Elmi Aziri nga ASH-ja
‘‘Kemi zona shqiptare që janë ndër 20% pra a i përfshin kjo këta kategori të qytetarëve shqiptar, pra kjo e mirë është se me heqjen e 20% i barazojmë edhe ata me të drejtat e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, Kumanovës, pra gjithmonë nga pala maqedonase kemi qenë të dominuar” – tha Fadil Zendeli nga BESA.
‘‘Formulimi është kompromis i arritur me marrëveshjen e Ohrit, pra bara më e madhe na bie neve por asnjëher nuk jemi qarë sepse qytetarët na kanë votuar, kemi fituar çdo zgjdhje çdo cikël zgjedhorë dhe duhet ti bëjmë ballë çdo gjëje pra tani janë prekur rethanat të ndryshohet formulimi i tillë si 20%” – tha Arbër Aemi nga BDI. /KlanMacedonia/