Gjatë fundi i korrikut, Shoqata për mbrojtjen e kafshëve AMOS nga Shkupi filloi me kapjen e qenve agresiv në Tetovë pasi e fitoi tenderin nga komuna. Këto qen, të cilët lëvizin në tufa, kapen në atë mënyrë që qëllohen nga pushka speciale me opiate. Pasi që në mënyrë të këtillë janë kapur rreth 20 qen endacak u prononcuan nga Shoqata për mbrojte të kafshëve “Hepi shelter” nga Shkupi, e cila e akuzon AMOS-in se në mënyrë johumane vepron me kafshët. Nga atje thonë se AMOS është tërësisht jotransparente për punën e saj dhe se kapja kryhet në mënyrë të palejueshme, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.
“Vetëm, duam të dimë se si është kapur ai qen? Nëse është kapur me pushkë dhe se nëse ata persona të cilët e kanë përdorur pushkën kanë leje për përdorimin e saj dhe për kapje të qenve? Me çfarë mjete janë vënë në gjumë qentë? Ku AMOS-i ka karantinë ose strehimore për qen?”, pyet Kemal Neziri nga “Hepi shelter”.
Krahas kësaj, nga “Hepi shelter” akuzojnë se AMOS po kryen torturë ndaj qenve, madje edhe se ato vriten.
“Neve nuk na intereson tenderi të cilin e ka marrë kjo firmë, por fati i kafshëve të kapura dhe se si trajtohen. Dyshoj se të gjithë qentë që deri tani janë kapur nga ana e tyre tashmë nuk ekzistojnëë Ata janë vrarë me pushkë, madhe kërkojmë të na tregojnë se kush e ka bërë këtë”, akuzon Neziri.
Nga AMOS tërësisht i hodhën poshtë këto akuza dhe thonë se sipas të gjithë standardeve për trajtim të qenve endacak. Theksojnë se janë organizatë e licencuar për përkujdesje të kafshëve, kanë filial edhe në Britani të Madhe dhe se në aktivitetein e tyre shumëvjeçare kanë strehuar mbi 600 kafshë, ndërsa kuadri i cili punon tek ata është lartë i kualifikuar.
“Qentë endacak kapen në disa mënyra. Pushka përdoret gjatë tufave të mëdha dhe nga persona i autorizuar, veterinar, i cili posedon leje për të njëjtën, ndërsa qetësuesi që madje përdoret quhet ‘xylazine‘. Qentë strehohen nga vullnetarët e tanë, ndërsa në disa raste vendosen në pansione, në varshmëri nga gjendja e qenit. Ne sjellim program të ri për ballafaqim me problemin me qentë endacak, gjegjësisht qentë që i kapim nuk kthehen në rrugë, por u vendoset mikroçip dhe qëndrojnë tek ne derisa nuk u gjejmë shtëpi adekuate. Deri tani në Tetovë janë kapur 28 qen endacak, prej të cilëve janë dërguar dhe strehuar në Britani. Raporti final për të punuarën do të dërgohet deri te Komuna e Tetovës”, kumtojnë nga AMOS.
Në korrik të këtij viti, Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje me AMOS-in për kapje të qenve endacak në qytet. Marrëveshja ka afat prej 12 muajve dhe në vlerë prej 1.271.186 denarë. Parashikon të kapen, trajtohen, strehohen 82 qen, që do të thotë se trajtimi i një qeni kushton 15.500 denarë.
Sipas informatave të shoqatave për mbrojtje të kafshëve, nëpër rrugët e Tetovës ka mbi 500 qen endacak.